Shtoni një lugë sheqer në shampon tuaj dhe shikoni rezultatin me flokët

shampoo

Njësoj si lëkura e trupit dhe ajo e kokës ka nevojë për eksfoljim. Kyu veprim konsiston në eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës përmes masazhit.

Ndonëse në dyqanet e kozmetikës mund të gjeni scrube të ndryshme, atë fare mirë mund ta bëni vetë në shtëpi. Mjafton të përzieni pak sheqer ose kripë me ujë dhe ja ku përftuat një scrub natyral. Sigurisht që këtë masë nuk mund ta vendosnit direkt në kokë, ndaj duhet të gjeni një mënyrë alternative.

Shtimi i një luge sheqeri në shampon tuaj do të largojë të gjitha qelizat e vdekura të skalpit duke e pastruar lëkurën thellësisht. Uji dhe porduktet e tjera të kujdesit do të depërtojnë më mirë duke ndikuar drejtëpërdrejtë në shëndetin e flokëve.

Nëse po pyesni sa shpesh duhet ta bëni këtë gjë, përgjigjia është e njëjtë sikur të pyesnit për flokët. Shumë eksfoljim mund të çekuilibrojë vajrat natyralë të flokëve dhe mund t’i dëmtojë ata. E rekomandueshme është 3 deri në 5 herë në muaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 22 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione...
Read More