Shtypi botëror ngre në qiell Meksikën dhe “masakron” Die Mannschaft

Pas humbjes historike kundër Meksikës në ndeshjen e parë në Botërorin 2018, shtypi gjerman ka kritikuar ashpër kombëtaren, duke mos kursyer askënd. “Kjo disfatë të fut frikën”, titullon Bild, që analizon me tone kritike paraqitjen e Kampioneve të botës. “Humbje e rëndë, duhen ndryshime urgjente edhe në formacion”, shkruan Kicker. “Gabime pa fund, tani kalojmë në fazën e krizës”, shkruan Die Welt. Natyrisht, krejt e kundërta në Meksikë.

MEKSIKË

El Universal: “Triumf historik ndaj Gjermanisë, goli i jetës, goli i fitores, goli i Kupës së Botës. Fitore e pabesueshme dhe heroike”.

La Jornada: “Meksika po bën revolucion në Kupën e Botës”.

Heraldo de Mexico: “Futbollistët e Meksikës shkruajtën faqen më të ndritur në Kupën e Botës. Rezistencë heroike në fund”.

Estadio: “Triumf titanik, një hap për të shmangur Brazilin në turin e ardhshëm”.

Esto: “Mjeshtërore dhe e bukur, Meksika luan ndeshjen perfekte”.

ITALI

Gazzetta dello Sport: “Në botën moderne nuk ka më garanci: Papa mund të dorëhiqet, Tramp bëhet president i Amerikës dhe Gjermania humbet ndeshjen e parë të Botërorit”.

Corriere Dello Sport: “Ide, talent dhe taktike, Meksika fundos Gjermaninë. Osorio gjen zgjidhet perfekte, Lozano mahnit dhe Hektor Herrera është monument”.

Tuttosport: “Mbrojtja gjermane, thjesht e sikletshme. Meksika është fantastike”.

BRITANIA E MADHE

The Sun: “Gjermania pritej të fitonte lehtësisht, Meksika e shkatërroi”.

Daily Mail: “Gjermania e nis me humbje, por Lëv bën thirrje për qetësi, edhe pse 3 nga 4 kampionët e fundit në fuqi janë eliminuar që në grupe”.

Daily Mirror: “Gjermania shmanget në debutim, tani Meksika prek kualifikimin”.

BRAZIL

O Globo: “Kupa e Botës duket barrë tepër e rëndë për skuadrën e rinovuar të Gjermanisë. Fuqia e 4 viteve më parë duket sikur është zhdukur”.

O Tempo: “Meksika fut në panik Gjermaninë, që mund të ndeshet me Brazilin në turin tjetër”.

SPANJË

Marca: “Meksikë, këndo! Gjermania duket e goditur nga mallkimi i kampionëve në fuqi, vetëm Kimisë e Kros mundohen të dalin nga zymtësia dhe oqeani i paaftësisë gjermane”.

AS: “Ditë për histori, Meksika bën mrekullinë, Davide mundi Goliathin dhe një popull i tërë është në festë”.

Sport: “Kjo është bombë! Meksika fshin Gjermaninë”.

El Mundo Deportivo: “VIVA Mexico! Gjermania bëhet skuadra e parë europiane që humbet në Kupën e Botës. Probleme pa fund, por mos e varrosni para kohe këtë Gjermani”.

ARGJENTINË

Ole: “Meksika nuk ka respekt për Gjermaninë”.

La Nacion: “Gjëra që ndodhin në futboll, e di mirë Argjentina, që e ka nisur dy herë me humbje si kampionë në fuqi”./SportEkspres

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lobimi, Teatri Kombëtar dhe Transparenca e Munguar

Nga Gerti Sqapi - Pak muaj më parë, në një bisedë eksploruese me...
Read More