Shuhen dyshimet, Enca ende pjesë e OTR

auto_enca1486467747

U fol e u përfol çështja e përjashtimit të Encës nga OTR, por një fotografi e shpërndarë nga Varrosi i ka shuar këto dyshime.

Nëpërmjet llogarisë së tij në instagram Varrosi postoi një foto së bashku me Encën, me të cilën konfirmon se ajo është pjesë e OTR.

Në postimin e tij thuhet kështu “Mbin mu krejt Hallet e grupit siiper jam fut ndermjets, is all love people hatters don’t get happy too quick #OTRFAMILJEMODHE”

Reagimet lidhur me largimin e Encës nga OTR erdhën pas një interviste të saj në një nga televizionet tona, ku tha se është bërë pjesë e “Universal Music Group”.

Enca tha se në këtë pikë ku është ajo erdhi falë forcave të veta, më pas Noizy shtoi dyshimet me një reagim dedikuar këngëtares, ku i thotë se këtu ku je, je falë OTR.

Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar dhe Enca prapë është me OTR

Shkruar Nga
More from Revista User

Cilat janë 7 shtetet që i frikësohen presidencës së Donald Trump

Ka shumë shtete që e mirëpresin Donald Trump-in si President të 45-të...
Read More