Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo


Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

Mërkur Bozgo lindi në 24 mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundoi studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti filloi punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7 vjet punoi në Televizion dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:

Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut

Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali

Tela për violinë (1987), Andoni

Stolat në park (1988), Drejtori

Bolero (1997), Klienti i Evelines

Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha

Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua

Bela TV Serial (2011), Babai

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lasgushi dhe Kosova

Ky vit shënon 105-vjetorin e Pavarësisë të shtetit shqiptar dhe 30-vjetorin e...
Read More