Shuhet në moshën 87-vjeçare Tom Wolfe

Tom Wolfe, gazetar dhe autor i librave “bestseller” si “The Electric Kool-Aid Acid Test” dhe “Bonfire of the Vanities” ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
 
Ai ka mbyllur sytë në një spital në Manhattan të Nju Jorkut gjatë së hënës, siç konfirmon agjenti i tij Lynn Nesbit. Wolfe ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni.

Me dhuntitë dhe shprehitë letrare, duke e vendosur veten si personazh në shkrimet e tij, Wolfe është konsideruar si një prej pionierëve të “Gazetarisë së re”, një stil shkrimi lajmesh dhe gazetarie e zhvilluar në vitet ’60-’70, që përdorte teknika letrate të cilësuara si të pazakonta për atë kohë.

Emri i tij renditet mes shkrimtarëve të famshëm Truman Capote, Joan Didion dhe Hunter S. Thomson.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arta Marku, Kryeprokurorja e Përgjithshme rrëfen për punën dhe më shumë…

  Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë komentet e...
Read More