Shuhet rapsodi 107-vjeçar

Rapsodi legjendar Gjokë Nonaj u shua në moshën 107 vjeçare dhe të premten u përcoll në banesën e fundit në varrezat e Kodër-Marlekajt, në Lezhë.

Ai lindi në Malësinë e Shkrelit në vitin 1910 dhe me jetën e tij si rapsod mbart interpretimet e ralla me lahutën e tij të Ciklit të Kreshnikëve, duke u kthyer në një legjendë të gjallë të dëshmisë së ekzistencës dhe vazhdimit të traditës së lashtë të eposit shqiptar.

Edhe mosha e lahutës së tij, e kaluar dorë më dorë, e kapërcen shekullin. Në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër në vitin 2015, Gjokë Nonaj këndoi së bashku me dy nipat, Gjeto dhe Nikolin Nonaj si dhe me mbesën, Lumturi Nonaj, e cila është aktualisht lahutarja e vetme femër që luan këtë instrument në Shqipëri.

Falë familjes Nonaj është siguruar ruajtja e traditës me këngët epike të Mujit e Halilit, si dhe motivet e këngës Majekrahi.

Këngët e Eposit të Kreshnikëve janë ndër shtyllat më të rëndësishme të kulturës shqiptare dhe vijnë nga shekujt XIV-XV. Eposi është i pranishëm edhe sot në Malësi, Has, Tropojë, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dhjetë rregullat që ju mbrojnë sytë nga kompjuteri

Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.