“Shumë emigrantë të paligjshëm nuk do largohen kurrë nga Anglia”

“Është e pamundur për të identifikuar, kapur e deportuar qindra mijëra emigrantë ilegalë që punojnë tregun e zi në Britani”, kështu ka deklaruar Lucy Moreton, drejtuesja e forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.

Moreton pretendon se shkurtimet e bëra nga shërbimi kundër emigracionit të paligjshëm e ka lënë vendin të cenueshëm.

Por problemi akoma edhe më i madh sipas saj është kur të përfundojë procesi i largimit të Britanisë nga BE, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk mund t’i kërkojë më Unionit masa të reja për të frenuar emigrantët e paligjshëm.

E përpara finalizimit të këtij procesi 300 punonjës të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar do të largohen nga puna, por sipas ekspertëve britanikë mbi 3000 të tjerë nevojiten për t’iu përshtatur rregullave të reja pas Brexit.

Por një zëdhënës i qeverisë ka deklaruar se situata ndaj emigrantëve duhet gjykuar në bazë të rezultateve dhe jo për numrin e punonjësve, shkruan “Daily Mail”.

Pak ditë më parë, “Daily Mail” publikoi një lajm se si të rinjtë shqiptarë kalonin fshehur kufirin për në Britani duke e ilustruar me foto të publikuara nga vetë të rinjtë në rrjetet sociale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim zbulon se surrogatja e saj s’e dinte fëmijën e kujt po e mbante

Kim Kardashian bëri një zbulim të habitshëm për surrogaten e saj: “Ajo...
Read More