Shumica e të rinjve evropianë nuk janë religjiozë

Një anketim me të rinj të Evropës ka treguar se shumica e tyre më nuk i përkasin ndonjë religjioni të caktuar – ose të paktën nuk i ndjekin rregullat e një religjioni.

Ky raport vjen nga hulumtimet e kryera nga hulumtuesit londinezë, të cilët e kishin analizuar se sa e praktikojnë religjionin personat e moshave nga 16 deri 29 vjet në 21 shtete të ndryshme evropiane.

Rezultatet e tyre tregojnë se të paktën 70% e të rinjve britanikë nuk e konsiderojnë veten si praktikues të ndonjë religjioni, ndërkaq 59% prej tyre kanë thënë se asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme religjioze.

Republika e Çekisë është shteti ku më së paku të rinjtë e praktikojnë religjionin, ku 91% e të rinjve e identifikojnë veten si persona që nuk i përkasin ndonjë religjioni.

Vendet tjera të cilat kanë shënuar pikë të larta kanë qenë Holanda, Suedia, Estonia dhe Mbretëritë e Bashkuara.

Në anën tjetër, Polonia është vendi ku të rinjtë janë më së shumti religjiozë, ku 83% e tyre e identifikojnë veten si besimtarë apo fetarë.

Stephen Bullivant, profesor i teologjisë dhe sociologjisë së religjionit, beson se të rinjtë më nuk kanë lidhje serioze me religjionin ditët e sotme.

Ai shton se në 10 dhe 20 vitet e ardhshme do të ketë edhe më pak të rinj religjiozë sesa që ka sot

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për...
Read More