Si dhe kur ju falin shenjat e horoskopit?

Cilës shenjë të horoskopit i përkisni ju dhe i dashuri juaj? Lexoni në vijim se si do të duken grindjet tuaja nën ndikimin e yjeve…

Nëse e keni ofenduar shumë, është më se e mundshme që disa ditë nuk do të flasë me ju, mirëpo pas një kohe edhe Dashi kokëfortë do të lëshojë pe. Ka një ndjenjë të pazakonshme për kundërshtimet.
Binjakët e kanë më të shpejtë gjuhën sesa mendjen. Por, ata e marrin shumë lehtë faljen e të tjerëve, falë mënyrës së tyre të komunikimit që inspiron çdo gjë përveç hakmarrjes.

Nëse Demat ndihen të rrezikuar, do të mund t’ju fshijnë përgjithmonë nga jeta e tyre. Janë temperamentë dhe hakmarrës.

Gaforret janë të prira të ndryshojnë humorin, ndërkaq kanë dëshirë të hakmerren për gjërat të cilat u kanë shkaktuar dhembje.

Kur ndodh grindja, Luanët vetëm tërhiqen dhe nuk përzihen. Rrallë kërkojnë falje, mirëpo as ata nuk presin t’u kërkoni falje.

Virgjëreshat nuk kanë ndonjë qëndrim të caktuar dhe janë kokëforta. Atyre është e vështirë t’u kërkohet të falin për gabimet që i keni bërë, sepse ato shpesh e ekzagjerojnë çdo gjë që ndodh.

Peshoret do t’ju bëjnë rrëmujë rreth çdo gjëje. Në një moment do të jenë të gatshme të falin të gjitha, ndërkaq në momentin tjetër do të ndryshojnë mendjen.

Akrepat janë kokëfortë, hakmarrës dhe vështirë falin. Për këto gjëra shpeshherë ndërpresin edhe lidhjet. Dinë ta godasin kundërshtarin në pikën e dobët.

Shigjetarët mendojnë me kokë të ftohur. Ata gjithmonë falin të gjithë, sepse mendojnë që çdokush e meriton edhe një rast tjetër.

Gjithmonë i gjen në krahë kur të duhet përkrahje, por Bricjapët janë jashtëzakonisht krenarë dhe hakmarrës, andaj edhe nuk falin lehtë.

Ujorët ndonjëherë thonë se ju kanë falur, edhe pse në të vërtetë nuk ju falin, mirëpo është e mundshme të binden nëse e pranoni se ju jeni fajtorë dhe sinqerisht u kërkoni falje.

Peshqit vështirë falin tradhtinë dhe mashtrimin, madje edhe nëse falin, do të distancohen nga ju. Ata i udhëheq intuita e tyre. Shumë lehtë impresionohen dhe ndikohen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksident i rëndë, autobusi i ‘Ali Demit’ përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një person...
Read More