Si dhe kur t’i kërkoni falje fëmijës

Fjalët më të rëndësishme në një marrëdhënie janë: “Unë të dua. Unë të dëgjoj. Të lutem më fal.”

Shumë prindër e gjejnë veten shpesh duke i thënë fëmijëve të tyre që t’i kërkojnë falje motrës ose vëllait, shokëve dhe të tjerëve. Por ndërkohë kur vjen puna për të kërkuar vetë falje, kjo është pak e vështirë për ta. Nuk kërkojnë falje me arsyetimin se ky veprim do zbehë respektin e fëmijëve ndaj tyre. Por kjo nuk është aspak e vërtetë.
A nuk kemi ne më shumë respekt për të tjerët, kur ata marrin përsipër fajin që kanë bërë dhe kërkojnë falje? Kështu ndodh edhe me fëmijët.

Por kur duhet t’i kërkoni falje fëmijës tuaj dhe si?

1. Kërkoni falje lehtësisht dhe shpesh

Edhe për gjëra të vogla, kur për shembull e ndërprisni, “Ups, më fal që të ndërpreva”. Çdo herë që veproni në atë mënyrë që nuk do dëshironit që fëmija juaj të vepronte, kërkoni falje.

2. Nëse fëmija juaj mendon se është diçka e rëndësishme, kuptojeni

Edhe nëse për ju është një gjë e papërfillshme. “E di që më kërkove një bllok të ri shënimesh, por kur shkova në dyqan më doli nga mendja. Të lutem më fal.”

3. Përshkruani atë që ndodhi

“Ishim të dy shumë të mërzitur. Ti fillove të bërtisje, më pas edhe unë. Ti u mërzite dhe fillove të qaje. Më fal që të tremba. Isha shumë e mërzitur, por unë e di që duhet t’i kontrolloj emocionet. T’i bërtasësh një njeriu që do, nuk është zgjidhje”.

4. Mos nxitoni për të gjetur fajtorin

Shumë nga ne kërkojnë falje dhe më pas fillojnë të shfajësojnë veten duke thënë se ishte fëmija gabim. Nëse i bërtisni, shpjegoni se kishit të drejtë dhe fëmija e meritonte. Pastaj, jemi ne të rriturit dhe na takon neve të jemi modeli.

5. Është mire të japësh shpjegime, por mos e prishni kërkimin e faljes me arsyetime për sjelljen tuaj

“Kalova një ditë të keqe dhe nuk duroj dot asgjë, prandaj të bërtita. Por ky nuk është arsyetim, pasi ti nuk e meriton të të bërtasin, asnjëherë”.

6. Jepni modelin e personit të përgjegjshëm në çdo situatë që keni mundësi

“Më vjen keq që nuk isha këtu për të të ndihmuar që ta zgjidhje këtë.” Në këtë rast nuk po fajëson veten. Thjesht po tregoni se ju vjen keq që nuk keni qenë aty. Dhe marrja e një pjese të vogël të përgjegjësisë do t’i ndihmojë ata të rriten dhe të falin veten e tyre.

7. Jepini vetes një shans për ta rregulluar situatën

“Më vjen keq, zemër, unë nuk doja të të lëndoja, më lejo ta provoj përsëri…Ja se çfarë kam për qëllim të them…”

8. Bëni një plan për të dalë nga situata

Pjesë thelbësore e çdo ndjesie është: “Çfarë mund të bëj për t’i përmirësuar gjërat?”

9. Bëni një plan për të rregulluar situatën herën tjetër

Fëmija juaj do të mësojë shumë nëse e pyetni atë se çfarë mund të bëni ndryshe herën tjetër dhe ta diskutoni atë pa vetëmbrojtje. Pastaj, bëni një premtim. “Herën tjetër unë do të ndalem, do të marr frymë dhe do të qetësohem”. Pastaj bëje. Sepse nëse dikush që ju do, ju lëndon në mënyrë të përsëritur dhe ju kërkon falje çdo herë, nuk do ta besoni më herët a vonë. Falja ka kuptim vetëm nëse e dini që do të përpiqeni të shmangni përsëritjen e sjelljes se gabuar.

10. Pyeteni fëmijën nëse është i gatshëm për t’u pajtuar

Kjo është po aq e thjeshtë sa të thuash: “Shpresoj që të më falesh”. Kjo e ndihmon fëmijën të bëjë kalimin emocional për të larguar pakënaqësitë dhe për t’u rilidhur emocionalisht. Mos e detyroni këtë. Fëmijët nuk duhet të ndiejnë presion për të “falur” para se të ndihen gati. Disa prindër rezistojnë ta bëjnë këtë hap sepse mendojnë se po i japin shumë pushtet fëmijës. Por nëse fëmija nuk është gati t’ju falë, ju duhet të jeni në dijeni të ndjenjave të kësaj, në mënyrë që ta ndihmoni të zgjidhë konfliktet e tij të brendshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Obama për Suzana Shkrelin: “Është liderja që keni nevojë”

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka shprehur...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.