Si do të jetë filmi i parë shqiptar i zhanrit horror

horror

“Bloodlands” do të jetë filmi i parë shqiptar horror i cili me siguri në vazhdim do t’u hapë rrugën edhe filmave të tjerë të këtij zhanri.

Kështu janë shprehur skenaristi dhe regjisori i tij. Një realizim australian dhe i xhiruar ne gjuhën shqipe, me pjesëmarrjen e aktorëve shqiptarë. Krijimi i këtij filmi ka qenë dëshirë e regjisorit Steven Kastrissios në Shqipëri. Ai e ka cilësuar këtë si një përvojë të cilën nuk do ta harrojë dhe që e bëri të vlerësojë vlerat e vërteta të aktorëve shqiptarë.

Premiera botërore e filmit do të jetë në Shkurt në Glasgoë Film Festival. Ndërsa në qershor filmi pritet të shfaqet edhe për publikun shqiptar.

Në rolet kryesore marrin pjesë: Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana dhe Alesia Xhemalaj.

Përmbajtja e filmit:

Bloodlands paraqet historinë e një gruaje e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë.

E lënduar, e urryer gruaja vendos që të shndërrohet në një shtrigë dhe të marrë hakun për dhimbjen që i kanë shkaktuar. Nga rikthimi i saj shumë e pësojnë, bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 5 shkurt 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Veproni me kujdes ndaj detyrave tuaja në marrëdhënien...
Read More