Si e ngriti nga zeroja perandorinë e saj mediatike, gruaja e njohur e çdo amvise moderne

Në një mëngjes vjeshte, zyrat e kompanisë mediatike në New York duken si përfaqësuese të imazhit të kësaj marke.

Nuk është vetëm një hapësirë e pastër, e ndriçuar mirë. Ka shumë punë. Është e kuptueshme, janë zyrat qendrore të perandorisë mediatike të Stewart. Të gjitha amvisat që shfletojnë internetin me dëshirën për të gjetur këshilla dekori, kuzhine dhe stili jete, por dhe të tjerë, kanë dëgjuar të paktën një herë për Martha Stewart.

Për më shumë sesa 30 vite, emri i Stewart ka qenë i bashkangjitur me shijen e mirë të të jetuarit dhe zbavitjes. Në të vërtetë, mrekullia e perandorisë së Stewart është diversiteti i saj.

Ajo e ka fituar të drejtën për të qenë frymëzim. Ndërtimin e mbretërisë e nisi me Martha Stewart Living. Atë dimër të vitit 1990, objektet e bëra me dorë për shtëpinë u dukën si kthim në një epokë të harruar. Megjithatë synimi i Stewart nuk ishte të ringjallte artin shtëpiak, por ta bënte atë freskët, elegant dhe të aksesueshëm. Ai botim i parë kishte Stewart me një pulovër të punuar me titullin: “Le të krijojmë tradita të reja pushimesh.”

Botuesit Time Inc. e përdorën atë numër si një eksperiment për të parë nëse audiencat ishin të interesuara për qasjen e Stewart ndaj gatimit apo koshtarisë, zbavitjes, artizanatit dhe punëve të shtëpisë. Kishte dalë me sukses, revista u bë shumë shpejt një e përmuajshme e njohur për fotografitë e bukura dhe projektet ambicioze, të gjitha të filtruara pëmes zërit të vendosur dhe inkurajues të vetë Steëart.

Në të vërtetë, Stewart i kishte bërë këto gjëra kohë më parë se të bëhej e njohur për shtëpiaket. E rritur në një famile punëtorësh me mbiemrin Kostyra, ajo ishte diplomuar për histori dhe kishte punuar në bursën e Wall Street para se të zhvendosej me bashkëshortin e atëhershëm Andy Stewart në Westport, Conn., ku mësoi të gatuajë dhe ngriti një kompani shumë të suksesshme kateringu.

Një varg librash zbavitës hapën dyert për më shumë projekte ambicioze, përfshirë një program në TV që nisi në vitin 1993. Stewart fitoi mbi mosbesimin fillestar për të krijuar një program që vazhdoi për 13 vjet dhe fitoi po aq Emmy dhe që atëherë, 18 gjithsej.

MSLO u bë një gjigant i printit, me shtatë revista, përfshirë Whole Living, Everyday Food dhe Martha Stewart Baby, por kur web nisi të marrë lexues dhe uli të ardhurat nga reklamat e printuara, të gjithë titujt u mbyllën, veç Martha Stewart Living dhe Martha Stewart Weddings. Ajo bëri çmos që ta mbante revistën e parë, megjithatë e dinte që duhej ecur me kohën.

Kohët nuk kanë qenë gjithmonë të mbara për të. Në vitin 2004, problemet ligjore të Stewart, të shkaktuara dhe nga online-i që preku gjithë mediat, sollën ca vite sfiduese.

Martha Stewart Living megjithatë mbijetoi. Sipas Stewart atyre iu desh të shpikinin, të ribënin dhe të ndryshonin çdo gjë, gjithmonë dhe ia arritën qëllimit për ta mbajtur në një treg të tronditur.

Shumë ndryshime erdhën nga teknologjia dhe media dixhitale, që Stewart, megjithatë, i kuptoi më herët sesa shumë të tjerë. Ajo fajëson vetë industrinë botuese që nuk veproi në kohë. Ajo do kishte dashur t’i kthente revistat online që në vitin 1995, por botuesit menduan që nuk ishte ide e mirë. Sikur të ishte vepruar më shpejt, gjithçka do ishte hedhur online falas.

Megjithatë ajo ia ka dalë shumë mirë dhe në social media. Në të gjitha platformat sociale personale dhe të produkteve të saj ka 13.46 milionë ndjekës.

Produktet e ndryshme të markës Stewart për dekorin dhe kujdesin vetjak shiten në shumë dyqane të njohura. Stewart ka provuar që luksi mund të gjendet edhe në një produkt dyqani. Asaj nuk i duket që ka ndonjë kontradiktë në këto aktivitete, ajo instrukton shijen e mirë dhe shet aksesorët për ta krijuar atë.

Askush nuk di t’i shesë produktet e saj si ajo vetë, thonë bashkëpunëtorët. Një nga aspektet më surprizuese të perandorisë së Stewart, në të vërtetë, është që ajo mbetet e angazhuar në të dhe ende dëshiron të rritet. Vitin e kaluar ajo krijoi një program gatimi me… Snoop Dogg. U quajt Martha & Snoop’s Potluck Dinner Party dhe episodi i parë i sezonit të tij të dytë arriti 1.8 milion shikues.

Ideja për shoë-n, erdhi pasi dy të njohurit ishin angazhuar me Comedy Central’s Roast të Justin Bieber, ku Chris Mccarthy, president i MTV, VH1 dhe Logo, e kapi që ata ishin të duhurit për një program të ri gatimi.

Duke pasur një vizion, Stewart thotë që produktet e saj mediatikë do t’i qëndrojnë kohës sepse ato japin frymëzimin që njerëzit duan në çdo kohë. Megjithatë, Stewart është pa dyshim më e hapur, për mundësitë e reja. Ajo thotë që ka arritur të ndryshojë fokusin dhe qasjen që në biznes është shumë e rëndësishme. Ndryshimi është i mirë, thotë ajo, si dhe gjithë stili i të jetuarit që mediat e saj propozojnë.

Dhe për ta mbyllur me ëmbëlsirë, kjo grua e njohur është një nga klientet e famshme të fotografit shqiptar, Fadil Berishës.

Nëse do shtonim diçka, do thoshim një ëmbëlsirë nga ato të sajat.

Shkruar Nga
More from Revista User

MAS shpall listat paraprake.

Publikohen emrat e fituesve në Universitete të raundit të dytë. Fakulteti Ekonomik...
Read More