Si e pushtuan botën macet?

cat

Macja e zbutur që njeriu modern mban në shtëpi ka ardhur nga macet e egra, të cilat janë zbutur dy herë gjatë historisë, një herë në lindjen e Afërt, dhe më vonë në Egjipt, sipas studimit më të madh të këtij lloji. Fermerët e Lindjes së Afërt kanë arritur që fillimisht të zbusin të parët macen rreth 9,000 vjet më parë.

Më pas, disa mijëra vjet më vonë, macet u përhapen drejt Egjiptit nëpërmjet rrugëve tregtare detare.

Ndërsa sot, ato jetojnë në çdo kontinent përveç Antarktikës. Shkencëtarët besojnë se macet e egra nisën të afroheshin rreth hambarëve të grurit për të gjuajtur minjtë, duke nisur kështu marrdhënien e gjatë dhe të suksesshme mes njeriut dhe felinëve. “Ka pasur dy vente kryesore të zbutjes së maceve, një në Lindjen e Afërt dhe tjetri shumë më vonë në Egjipt,” thotë drejtuesja e studimit Eva-Maria Geigl, duke shtuar se pasardhëset e të dyja linjave të zbutjes u përhapën me sukses në të gjithë botën.

“Mund të them se macet e zgjodhën vetë shoqërinë e njeriut, që gjithsesi ishte me interes nga të dyja palët”, shpjegon Dr Geigl, e Institut Jacques Monod në Paris.

Shkruar Nga
More from Revista User

A është më mirë të ushtrohet në çift?

A ju ka ndodhur ndonjëherë të fitoni stimulim për vrapim pasi që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *