Si e shfaqin xhelozinë shenjat e horoskopit

Young couple holding glasses with champagne and woman looking at them, outdoors, focus on woman with blond hair

Dashi

Mos u gënjeni me faktin që ata shfaqen gjithmonë shumë të sigurt në vetvete. Sepse shumë shpesh përmes kësaj mënyrë të sjelljeje fshehin pasiguritë e tyre. Nëse partneri juaj është i shenjës së Dashit prisni një luhatje emotive. Por ama mund ta themi që nuk u pëlqen të bëjnë skena xhelozie në publik.

Demi

Janë persona shumë kokëfortë dhe nuk duan që të tjerët të shohin anët e tyre emotive. Duke qenë shumë racionalë, ata nuk janë thuajse kurrë xhelozë. Nëse kanë një dyshim për partnerin, në vend që të bëjnë skena, rrinë në qetësi derisa t’u kalojë ndjesia e xhelozisë.

Binjakët

Ata nuk e kanë problem të të thonë se janë xheloz dhe këtë e bëjnë sa herë ju e harroni një fakt të tillë. Nga ana tjetër janë shumë në gjendje të fshehin anën e tyre emocionale, por nëse e teproni do të shpërthejnë në një sekondë të vetëm.

Gaforrja

Nuk janë thuajse kurrë xhelozë, sepse kur janë në një marrëdhënie japin maksimumin, të gjithë dashurinë që kanë dhe presin që edhe partneri të bëjë të njëjtën gjë. Nëse janë xhelozë, e mbajnë brenda vetes. Por sikur edhe njëherë ta tradhtoni një të lindur të shenjës së Gaforres, ai nuk do t’ju falë kurrë.

Luani

Çfarëdolloj gjëje që të bësh mos i jep më shumë vëmendje askujt tjetër përveç partnerit tënd të shenjës së Luanit. Edhe gjëja më e vogël mund të bëjë që t’i shpërthejë xhelozia e pamasë, që më pas shndërrohet në një debat të fortë mes jush. Nuk do të mbajnë asgjë përbrenda.

Virgjëresha

Preferojnë t’i fshehin emocionet, por edhe pse nuk e demonstrojnë shpesh, të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë tmerrësisht xhelozë. Nëse kanë një dyshim e mbajnë për vete derisa të hetojnë mirë situatën, e nëse zbulojnë diçka nuk do të besojnë kurrë më.

Peshorja

Të lindurit në shenjës e Peshores duan vetëm dy gjëra: Kënaqësi dhe të shmangin debatet. Por për fat të keq kanë tendencë të jenë të pasigurt dhe me raste janë edhe xhelozë. E mbajnë brenda vetes xhelozinë derisa të jenë në gjendje të flasin me qetësi, në mënyrë që të evitojnë konfliktet.

Akrepi

Të lindurit e shenjës së Akrepit janë më xhelozët e të gjithë Zodiakut. Bëhen xheloz edhe për shitësin që të ka bërë komplimente për zgjedhjen dhe për djalin, të cilit i ke dhënë puthjen e parë plot 10 vite më parë.

Shigjetari

Nuk bëhen thuajse kurrë xhelozë, madje edhe kur bëhen absolutisht nuk e pranojnë. Ama urrejnë të jenë të tradhtuar dhe nuk falin. Gjëja më e mirë që mund të bësh me ta është të ulesh dhe të flasësh menjëherë sapo shfaqet dyshimi dhe t’i qetësoni.

Bricjapi

Bëhen xhelozë shumë shpesh, por nuk ta shprehin kurrë. Gjëja e mirë është që xhelozia e tyre zhduket shpejt.

Ujori

Të lindurit në shenjën e Ujorit janë të paparashikueshëm dhe nuk i shfaqin emocionet e tyre. Nuk bëhen thuajse kurrë xhelozë dhe në ato pak raste e bëjnë të përulet personin që ka zgjuar xhelozinë tek to.

Peshqit

Peshqit janë më pak xhelozë se të gjitha shenjat e tjetra të Zodiakut. Janë shumë empatikë dhe kuptojnë nëse ndjenjat e të tjerëve janë apo jo të vërteta. Nëse bëhen xhelozë, këtë e quajnë një idiotësi. Dhe vazhdojnë përpara me qetësi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjermania deporton refugjatët e refuzuar afganë

Të paktën 34 azilkërkues afganë u kthyen të enjten në Kabul pas...
Read More