Si e zgjedhin shoqërinë shenjat e ndryshme të horoskopit?

Edhe pse shpeshherë afeksioni me njerëzit na bënë miopë, ka disa sinjale që tregojnë qartësisht nëse një mik apo mike është e duhura ose jo për ju.

Fakti se e njihni prej shumë vitesh dhe se e doni shumë nuk duhet t’ju ndalojë që të kuptoni qetësisht se nuk do të jeni mirë edhe pa të.
Marrëdhëniet e miqësisë nuk janë kurrë të thjeshta. Mund të mendoni se keni pranë vetes miqtë apo mikeshat më të mira të botës, por mund të ndodhë që të filloni të dyshoni dhe të jini të gatshëm për të përballuar çdo të papritur!

Hidhini një sy sinjaleve kryesore.

Dashi

Në shoqëri njiheni përgjithësisht si “njëshi”. Jeni ju lideri që planifikon se ku do të shkoni për të ngrënë, pirë apo kërcyer. Për ju shoqëria zë një vend të shenjtë, megjithëse shpesh herë, pa kuptuar tregoheni disi egoist.

Demi

Të gjithë e dinë se kur kanë një sekret për të ndarë duhet të drejtohen te ju. Ngjasoni me një pus të thellë, kurrë nuk tregoni gjë. Jeni shumë i organizuar dhe personi perfekt për të marrë me vete në një udhëtim.

Binjakët

Aftësia juaj e jashtëzakonshme e komunikimit bën bashkë miq që nuk kanë folur prej kohësh. Pasi i keni grumbulluar të gjithë aty jeni gati për të bërë çmendurinë e radhës. Por nëse një javë rresht doni të jeni vetëm me miqtë, javën tjetër “vetëm në shtëpi me Netflix” është gjithë çka dëshironi. Është personaliteti juaj i dyfishtë, s’keni ç’bëni.

Gaforrja

Kurrë nuk e harroni ditëlindjen e mikut tuaj apo urimin e ditëlindjes. Jeni shumë të përkushtuar, i dëgjoni me kujdes dhe keni një aftësi të jashtëzakonshme për ta kuptuar se si ndihen apo çfarë ka që nuk shkon me ta.

Luani

Kur vjen puna për të dalë apo bërë pak qejf, ju jeni personi i parë që u vjen në mendje miqve tuaj. Sidomos pas një ndarje të dhimbshme, ku ka më qejf se sa të dalësh me ju dhe të përthithësh pak nga pozitiviteti dhe energjia që rrezatoni.

Virgjëresha

Nëse është dikush që thotë gjithmonë “PO” ai jeni ju. Shkojmë për drekë? PO. Ikim në plazh? PO. Ndonjëherë tregoheni më të ashpër seç duhet, por miqtë e dinë se në fund të ditës bëhet fjalë për të mirën e tyre.

Peshorja

Pas një dite të tmerrshme për mikun tuaj, ju jeni përherë aty me një tas me akullore dhe një film komedi. Ju pëlqen pak të bëni thashetheme, ama gjithsesi miqtë e ngushtë janë gjithçka për ju, i doni vërtet. Kështu që bëni kujdes të mos flisni për ta mbrapa krahëve.

Akrepi

Dini përherë të jepni këshillën e duhur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri dhe seks, arsye kjo përse miqtë ju trajtojnë si terapist personal. Krijoni te të tjerët një besim të hekurt dhe miqësia zgjat deri në fund të jetës.

Shigjetari

Jeni shpirti i festës. Ku ka Shigjetar, ka qejf. I merrni gjërat fare lehtë në jetë dhe për këtë arsye miqtë ju admirojnë pafund. Një këshillë nga ne? Tregoni më të hapur me ta nëse nuk dëshironi t’i humbisni.

Bricjapi

Jeni lideri shpirtëror i rrethit shoqëror që keni. Dini si t’i mbani njerëzit të bashkuar. Ju pëlqen rutina dhe brenda përditshmërisë suaj keni krijuar një zonë rehatie me të cilën ju dhe miqtë ndiheni fare mirë.

Ujori

Pa e ekzagjeruar aspak jeni shenja më zemërgjerë e zodiakut: përherë aty kur miqtë kanë nevojë për ju, rrobat tuaja, këshilla apo një shpatull ku mund të mbështeten e të qajnë për orë të tëra. Si zogj të lirë që jeni mbani si miq njerëz të cilët janë po aq mendjehapur dhe të marrë sa edhe ju.

Peshqit

Nuk para bëni miq të rinj, përkundrazi e keni shumë të vështirë. Ata miq që keni, i keni prej një jete. Jeni kaq të kujdesshëm, përfshiheni aq shumë në problemet e të tjerëve sa shumë herë harroni veten. Miqësia për ju arrin deri në vetëmohim.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zgjidhja për problemet me rërën në plazh

Mund të themi që disa kompani mundohen tejet shumë dhe produktet e...
Read More