Si erdhi ish-agjenti grek në Shqipëri? 25 mijë euro për të vrarë Kasmin

Ish-agjenti grek, Efthymiou Efthymious, i arrestuar nën dyshimin se është ekzekutori i Devi Kasmit, ka mohuar para hetuesve të ketë kryer vrasjen. Në dëshminë e tij në polici, ka mohuar njohjen me Kasmin.

Policia dhe Prokuroria thonë se ekzekutimi i Devi Kasmit mund të ketë ndodhur ose për përplasje të grupeve të drogës ose për të marrë hak për një krim të 2011 në Tiranë. Aurel Hoxhallari dyshohet si personi që ka organizuar këtë krim duke aktivizuar ish-policin grek që ka hyrë në mënyrë klandestine në Shqipëri, pasi nuk është i regjistruar në asnjë pikë kufitare. Për këtë vrasje, dyshohet se ish-agjendi grek të jetë paguar 25 mijë euro.

Ish-polici grek besohet se është njeriu që po e priste Devi Kasmin pranë banesës së dytë që pak veta e dinin dhe e ka qëlluar. Besohet se pak metra më tej, ai është larguar nga vendngjarja nga i dyshuari Elton Hoxhallari me një furgon. Por ndërkohë, prokurorët besojnë se një tjetër anëtar i grupit, për të humbur gjurmët dhe për të çorientuar policinë është larguar me motor.

Pas hetimeve në kohë rekord dhe sekuestrimit të dhjetëra kamerave të sigurisë, i gjithë grupi, me përjashtim të Aurel Hoxhallarit, u kapen së bashku në një makinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Binjakët Clooney pritet të lindin para kohe

Binjakët Clooney mund të lindin më herët se që është menduar. Një...
Read More