Si erdhi në Shqipëri Benzi që Hitleri i dhuroi Ahmet Zogut

 

Hitleri do t’i dhuronte Ahmet Zogut me rastin e dasmës një Benz të modelit 540k. Të njëjtin veprim Hitleri e kishte kryer edhe me mikun e Zogut, mbretin Farruk të Egjiptit një vit më herët( ne foto), edhe në këtë rast, si dhuratë martese.

Sa i përket dhuratës në Shqipëri, automjeti u soll në Shqipëri nga një drejtor i fabrikës Daimler Benz. E pikërisht ardhja e dhuratës do të shkaktonte jo pak trazira diplomatike e shqetësime në Itali.

Gjatë pritjes që iu bë drejtorit të fabrikës së Benz, dikush nga të pranishmit i kishte cuar fjalë pronarit të kompanisë së rëndësishme gjermane se në Shqipëri ka shumë mundësi të zbulohen rezerva të reja nafte dhe nëse ky informacion mund t’i interesonte Gjermanisë dhe Hitlerit.

E kjo bisedë shkakton jo pak “trazira” në radhët e diplomatëve italiane.

Në një telegram të 11 shkurtit të vitit 1939 të ambasadorit italiane në Berlin, Bernardo Attolico drejtuar kontit Costanzo Ciano që mbante detyren e ministrit të Jashtëm të Italisë evidentohet se cështja u diskutua në nivele të larta, aq sa diplomati italian e shprehu “frikën” edhe te sekretari për ekonominë në Gjermani.

E ky i fundit do të siguronte diplomatin Attolico se interesat italiane në Shqipëri do të respektoheshin nga Gjermania, pra qe nafta shqiptare nuk do t’u hiqej nga duart italianeve, konfirmim për të cilin diplomati Italian vë në dijeni me një telegram urgjent Cianon.

Në fakt, gjermanet do te respektonin paktin e vetem pas kapitullimit të Italisë,nafta shqiptare do të administrohej nga gjermanët, të cilët krijuan madje edhe një kompani të përbashkët shqiptaro-gjermane.

P.S Materiali i mësipërm është përgatitur vetëm për faqen “Shqipëria e harruar”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Prokurorët mes dy zjarreve: Vetingut dhe ‘grupit të punës’

  Prokurorët duket se janë mes dy zjarresh. Përfaqësuesit e Komisionit të...
Read More