Si funksiononte rrjeti i prostitucionit në Tiranë, zbardhen përgjimet

Prokuroria kërkon arrest me burg për personat që shfrytëzonin disa vajza si prostituta në hotele të ndryshme të kryeqytetit. Tutorja e tyre paguhej nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë nga klientët, ndërsa vajzat transportoheshin në hotele me taksi. Përgjimet: Jam me një shokun tim yll bote, merr prezervativ me vete.

Mesjavën e shkuar policia në bashkëpunim me prokurorinë zbuluan një rrjet prostitucioni në Tiranë, ku të paktën 10 persona përfunduan në pranga si pjesë e aktivitetit të jashtëligjshëm. Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të një shtetasi, në muajin Shkurt 2017.

Kallëzuesi ka deklaruar se vajza e tij, rreth 18 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion. Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe urdhëroi policinë për të kryer veprimet e nevojshme procedurale, të cilat u zhvilluan për një periudhë rreth 6-mujore.

Nga të dhënat e përftuara në bazë të këtij hetimi, rezultoi se persona të ndryshëm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin shërbime seksuale nga vajza të reja për klientë të ndryshëm. Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele të ndryshme të kryeqytetit.

Nga të dhënat hetimore rezultoi se shtetasja A. Kasa kishte lidhje me vajza të ndryshme, të cilat ushtronin prostitucion.

Ajo kishte për detyrë që të siguronte lidhjet e këtyre vajzave me klientë të ndryshëm, të cilët paguanin te A.

Kasa vlerat që arrin nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj. Kjo shtetase kishte komunikim të vazhdueshëm me shtetasit G. Kasemi e R. Gapi, të cilët punonin si taksistë.

Këta shtetas kishin për detyrë që të siguronin klientë dhe të dërgonin vajzat në adresat e përcaktuara nga klientët.

Për këtë shërbim, ata merrnin pagesë ekstra shërbimit taksi. Në bazë të hetimit, rezultoi gjithashtu se A. Sulejmanasi dyshohet si i përfshirë në aktivitetin e “shfrytëzimit të prostitucionit“.

Ky shtetas bashkëpunonte me taksistët e mësipërm, të cilët transportonin vajza, për llogari të tij, në adresa të ndryshme.

Në të njëjtat pozita me A. Sulejmanasin është edhe shtetasi E. Mimini. Në vijim të hetimeve, janë krijuar dyshime të arsyeshme se vajzat ushtronin prostitucion në hotele, ku, në disa raste, janë identifikuar të dhëna që sugjeronin përfshirjen në këtë aktivitet edhe të punonjësve të hoteleve (moteleve).

Këto të dhëna janë krijuar për shtetasin E. Shkalla, i punësuar në një hotel në Tiranë, i cili dyshohet se siguronte vajza për klientët e biznesit të tij.

Ndërkohë, dyshime ka edhe për administratorin e një hoteli për përfshirjen në këtë aktivitet, A. Ndoja, si i dyshuar për “mbajtjen e lokaleve për prostitucion”.

Pas vëzhgimit të kryer nga forcat operacionale, në mesjavë është ndërhyrë për arrestimin e personave të përfshirë.

Në bazë të veprimeve të deritanishme procedurale, Prokuroria e Tiranë ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Për personat e mësipërm, të dyshuar për “shfrytëzim prostitucioni”, Prokuroria e Tiranës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Për shtetasin që dyshohet për veprën penale të “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, Prokuroria e Tiranës kërkon “arrest me burg” 30 ditë, deri në përfundim të kryerjes së disa veprimeve të tjera hetimore.

Ndërkohë, për disa shtetas të tjerë, të kapur në flagrancë gjatë operacionit policor, të dyshuar për veprën penale të “prostitucionit”, Prokuroria kërkon masën e “detyrimit për paraqitje”. Pjesë e dosjes së prokurorisë janë edhe një sërë përgjimesh, pjesë të të cilëve publikohen nga MAPO.

Përgjimi 1

Vajza1: .. zemër hajde për tek xxxxx te Fresku, jam me 2 miqt e mi po hajde mos u vono. Mer taksi se ta paguaj unë.

Vajza2: dërgon sms ku pyet se ku dhe i thotë “Aty zemër sa kalon Freskun”.

Vajza1: Po te xxxxxx

Vajza2: Ok po vi. Mos është ai që pi moj?

Vajza1:Jooo

Vajza2: ok

Vajza1: Merr prezervativ

Vajza2: Nuk kam asnjë lek me vete

Vajza1: ok ska gje

Vajza2: A je aty ku ke qen ate dit

Vajza1: Po por me nje shok tjeter njeri yll bote.

Vajza2: ok

 Përgjimi 2

830: E more vesh atje ti ke Gjyshi (bëhet fjalë për hotel xxxxx).

123: Jo

830: E kanë kap pra

123: Kë?

830: Atje pra, Andi a brenda me gjith Mondin

123: Po për ça, për ato?

830: Për ato pra, kishte shku aj, ça është një

830: Ëë, e kishte çu nja dy femra

123: E kanë kap Rushin? Kur mramë?

830: Parmramë

123: Po mirë, bëne mirë që më the

830: Po pra…

123: Rushin kanë kap apo tjetër?

830: Andi e Mondi është mrena edhe Rushi

123: Vari k… mirë që më the

830: E pra… kush ti jep lajmet e mira ty

123: Hallall që të ruhem dhe unë, pranej

830: Rruje ti rruje, jo rruju…

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Nuk na duhet një qeveri antimafie, na duhet një prokurori antimafie

Nga Ervis Iljazaj Nga ngjarjet e fundit, është e qartë që Shqipëria...
Read More