Si mund ta largosh shpejt dhe lehtë depresionin

 

Të ushtrohesh me veprimtari fizike për 20 minuta në ditë redukton rrezikun për t’u bërë me depresion deri në një moshë të shtyrë.

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish, duke përfshirë ekspertë nga King’s College në Londër, zbuloi se njerëzit me nivele më të larta të aktivitetit fizik kishin norma më të ulëta të depresionit më vonë në jetë, pavarësisht faktorëve të jetesës si mosha, pirja e duhanit dhe indeksi i masës trupore (BMI).

Studimi, që përfshin më shumë se 250,000 njerëz dhe u botua në gazetën amerikane të Psikiatrisë, zbuloi se depresioni mund të parandalohej me veprimtari fizike – pa marrë parasysh se ku ndodheshin pjesëmarrësit.

Veprimtaritë e rekomanduara janë vrapi ose ecja në natyrë, vallëzimi, puna fizike si mbjellja e luleve, perimeve dhe pemëve, kur është e mundur, e të tjera veprimtari të ngjashme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Me vizë turistike për t’u martuar në SHBA? Ja ç’thotë avokati amerikan…

  Nëqoftëse vini në Amerikë me vizën e turistit (B-2) me qëllim...
Read More
CLOSE
CLOSE