Si mund të “mbërthesh” një mashkull?

Shpesh meshkujt ndjehen të frikësuar nga femrat të cilat kanë pushte mbi ta. Bezdisen dhe tremben nga marrëdhëniet e varësisë! Zbuloni si ta kultivoni këtë pushtet dhe si ta përdorni atë për të qenë të lumtur si ju ashtu edhe partneri juaj…

Ka shprehje apo fjalë të cilat përmirësojnë raportin në një lidhje nëse thuhen. Nëse guxoni të shpreheni do ta bëni t’i ikë mendja dhe të mos ju rezistojë më!
KOMUNIKO

Shpreh dëshirën tënde: “Dua të rri me ty”. “Të dëshiroj! “. Janë fjalët magjikë që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk mund të jetë mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës, më i pasuri i kësaj bote, por ndërsa dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla e sigurojnë të jetë i lumtur.

Tregoji se raporti fizik është shumë i bukur. Burrat tremben të pyesin partneren për pjesën seksuale të raportit. Për këtë arsye janë shumë të ndjeshëm kur partnerja aprovon kënaqësinë seksuale. Është goxha shenjë që edhe ajo është ndjerë femër edhe në aspektin seksual të lidhjes suaj! Duket e thjeshtë, por në një botë ku gruaja ka qenë e mësuar prej shekujsh të mos shprehë lirshëm preferencat e saj seksuale, është tepër e rëndësishme të mësosh të flasësh.

Thuaji se të bën të lumtur! Sadisfaksioni më i madh për një mashkull ta dëgjojë këtë shprehje nga gruaja që dashuron: Ti më bën të lumtur! Është bukur të kuptosh se mund t’i dhurosh lumturi një personi tjetër, është sikur të zotërosh një fuqi jashtëtokësore. Një mashkull do të ndjehej më i sigurt, më i fortë dhe njëherësh do ta ndihmoni të ndjehet mirë me veten.

EKSPLORO TRUPIN E TIJ

Vlerëso: Do të mësosh pikat e tij më të ndjeshme seksuale. Natyrisht duke folur dhe duke u shprehur lirshëm për temën e quajtur seks. Mëso zonat erogjene. Quhen ndryshe edhe zona e tre yjeve. Organi mashkullor, fijet nervore përgjatë trupit dhe shtylla kurrizore. Është një nga pikat më të ndjeshme të trupit, që duhet llogaritur mirë!

Kujto: Zonat erogjene janë tepër të ndjeshme, përkëdhelni me kujdes dhe dashuri! Në këtë nivel do të paguheni me çmimin e kënaqësisë!

Praktiko: E thjeshtë edhe pak e njohur! Mësoji muskujt e tu të vaginës të përkëdhelin. Është si një puthje e brendshme me trupin që dashuron! Është një gjest i ëmbël dhe sensual!

BËJE TË SHOHË SE TI JE UNIKE!

Nuk gjendet një tjetër si ty. Ti e di, por ai ? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike! Bëje me dije se je femra që bën për të! Pas teje nuk ka tjetër!

Zgjoji pasionet e tua! Femrat më tërheqëse nuk janë ato më të bukurat, por ato pasionante. Nuk ka rëndësi për çfarë është pasioni yt: Mund të flitet për letërsi, për ndonjë instrument muzikor, për shkencat politike, pak rëndësi ka. Ajo që e tundon do të jetë energjia e shpenzuar për pasionin tënd. Do të bindet shpejt se mund t’i kushtohesh edhe atij, burrit që dashuron, me të njëjtin pasion. Do të kuptojë se bëhet fjalë për një histori pasioni dhe jetëgjatë!

Gëzohu dhe qeshni së bashku! Një mashkull ndjehet mirë me një grua inteligjente në krah, një femër e bukur, pasionante, kurioze për gjithçka, por që mund të jetë edhe një mike e mirë, me të cilën mund të qeshë për gjërat e thjeshta të ditës, që e bën të ndjehet mirë dhe njëherësh e kthen tek vetvetja. Kultivoje miqësinë, bashkëpunimin dhe sensin e humorit.

Çudite! Mos kërko me doemos gjëra të vështira, përpiqu të adaptosh surpriza për shijet e tij! Një mashkull dëshiron të ndjehet aventurier, kështuqë gjërat e paparashikuara e çudisin. Zgjidh surprizat e mundshme që mund ta bëjnë t’i ikë truri! Ti e njeh, ti mund ta çosh në qiellin e shtatë! Mos humb kohë, por bëje!

GUXO DHË KËRKO!

Pyete për seksin. Kërkoji atë që të pëlqen të ndjesh me të. Nëse do të jesh ti e dashura perfekte e partnerit tënd, e vetmja dhe unike, bashkëpuno! Udhëhiqe, drejtoje, inkurajoje, ecni bashkë në trupat tuaj. Bëje të kuptojë sesi funksion trupi yt! Hap pas hapi dhe pak nga pak, jeni qenie njerëzore dhe jo makina që funksionojnë sipas skemave përkatëse. Shpejt do të shohësh se do t’i pëlqejë të jetë i dashuri i ëndrrave të tua! Mënyra më e mirë për ta “mbërthyer” një mashkull ! Bëje të dashurin tënd ideal dhe thuaja!

Qartësoje për dhuratat. Ai nuk mund t’i dijë preferencat e tua. Ka dëshirë të të dhurojë diçka, por nuk di me saktësi se çfarë. Ndihmoje! Kërkoji atë që dëshiron, ai do të ndjehet i kënaqur që mund të të sjellë një çast lumturie me dhuratën tij. Me kohë, gjërat do të përmirësohen dhe ai do të mësojë vetë dëshirat dhe preferencat e tua. Ndihmoje! Mbi të gjitha mos harro kurrë ta falënderosh! Kujtohu se në çdo rast është përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme për ty!

Propozoji të jetë me ty në aktivitete. Si mund ta kuptojë që je e interesuar për arkeologjinë nëse nuk ia thua? Si mund ta parashikojë se të pëlqen kërcimi i flamengos, apo se të pëlqejnë pushimet në mal? Bëje të shohë se ti je e veçantë në dëshirat e tua! Bëje të kuptojë se kërkon të ndash me të energjinë tënde!

SHKO DREJT THELBIT!

Ndodh që harrojmë edhe i japim shumë rëndësi detajeve. Mendo për objektivin tënd. Si ta mbërthesh dhe ta bësh për vete. Harro gjithçka tjetër që në fund të fundit nuk ka asnjë rëndësi.

Jeni të dy: Nëse nuk ka shijet e tua përsa i përket ngjyrave, mobilimit të shtëpisë, makinës, veshjes, çfarë rëndësie ka? Përqendrohu më tepër tek ajo që vlen vërtet: harmonia e jetës në çift!

Mos i jep rëndësi: Përse kërkon ta çosh me forcë në një vend që atij nuk j pëlqen, ose më keq akoma, pse zgjedh periudhën e tij të vështirë të punës për të pushuar? Përse kërkon t’i veshësh medoemos një kostum nëse atij i pëlqejnë veshjet sportive? Mendo më shumë për lumturinë tuaj sesa për manitë e tua personale! Qetësohu dhe do të shohësh se edhe ai do të jetë më i qetë! E rëndësishme është të kuptohet se nuk duhen imponuar idetë e tua!

Mos ji sipërfaqësore! Vlerat materiale shkojnë gjithmonë në vend të dytë, i vlefshëm mbetet raporti juaj. Paratë janë të rëndësishme (kush mund të thotë të kundërtën?!), por nuk i bëjnë njerëzit më të lumtur. Do të ishe më mirë në një shtëpi më të madhe, me tarracë dhe pishinë, apo do të ndjeheshe më e kënaqur me një punë më të paguar? Patjetër që po, por vetëm për pak kohë… përfito nga ajo që ke për momentin, vlerësoje deri në fund dhe dashurohuni me pasion! Jetoni ditët e zjarrta të dashurisë suaj, sepse kjo është koha juaj!

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekreti i dashurisë së nënës, bën ato të mbrojnë fëmijët e tyre!

Kur fëmijët janë në një rrezik, nënat janë të gatshme të sakrifikojnë...
Read More