Si nëna, ashtu edhe vajza

parent

Shpesh e keni dëgjuar shprehjen: “Si nëna, ashtu edhe vajza”. Shkencëtarët pohojnë se kjo shprehje bëhet e vërtetë pas moshës 32-vjeçare të jetës, kur femrat vërtet fillojnë të duken si nënat e tyre.

Një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 1.000 participantë, ka treguar se pas moshës 32-vjeçare fillojmë të përdorim frazat të cilat i kemi mësuar nga nënat derisa na kanë edukuar dhe rritur.

Krahas përdorimit të fjalive tipike, murmuritjeve dhe proverbave, pjesëmarrësit në studim kanë pranuar se kanë filluar gjithnjë e më shumë të shqetësohen, të grumbullojnë ushqimin në shtëpi, të shikojnë telenovela dhe të bëhen më kokëfortë saqë kanë qenë.

Ndërsa disa kanë pranuar se kanë filluar të krijojnë disa paragjykime të cilat më herët nuk i kanë pasur.

Edhe pse në studim kanë marrë pjesë edhe meshkuj edhe femra, 2/3 e femrave kanë qenë ato që pas moshës 32-vjeçare kanë filluar të sillen si nënat e tyre, ndërsa vetëm 1/3 e meshkujve kanë trashëguar sjelljen e nënës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndahet Marina nga Getoari?

Një lajm i papritur lidhur me ndarjen e mundshme të Marinës me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *