Si nisi historia e dashurisë mes Hueyda El Saied dhe partnerit të saj, e cila përfundoi me ndarje 6 muaj më parë

Gjithçka ka ndodhur rreth 5 vite më parë. Ajo kishte dalë të pinte një gotë me një mikeshën e saj në një nga lokalet elegante të Parisit, ai ishte me një mik shumë pranë tyre.

Hueyda El Saied 1

Picture 1 of 4

Teksa dëgjon vajzat që po flisnin një gjuhë të panjohur për të, me xhentilesë u afrohet dhe i pyet: “Çfarë gjuhe është kjo që flisni? Shqip, i përgjigjet vajza me lëkurë të errët dhe flokë kaçurrela.

Si ka mundësi? – vijon pyet zotëria i panjohur. Nuk e dija që shqiptarët janë racë mulate! Kështu ka filluar njohja, e cila më pas u kthye në një histori të fortë dashurie, mes ish-balerinës Hueyda El Saied dhe Michel Tamisier, burrit që ajo zgjodhi si bashkudhëtar në jetën e saj, me të cilin do të bënte edhe një fëmijë, Gabrielin, tashmë 3 vjeç.

Pak ditë më parë, ne mësuam se tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund. Është shumë e çuditshme arsyeja e ndarjes, të cilën vetë Hueyda e ka rrëfyer: “Më tradhtoi dhe u ndjeva shumë keq, për këtë arsye mendova se të vazhdonim të rrinim akoma bashkë, nuk kishte asnjë kuptim”.

Është interesant fakti që një partner, i cili ishte rreth 13 vite më i madh se Hueyda, me një martesë të parë pas krahëve dhe me fëmijë të rritur, ndiente akoma nevojën që të kërkonte aventura dhe kënaqësi seksuale, jashtë derës së shtëpisë së tij.

Aq më tepër që vajza me të cilën kishte zgjedhur të krijonte familjen e dytë, është një nga femrat e veçanta, jo vetëm e famshme dhe e talentuar, por edhe shumë seksi. Hueyda momentalisht jeton në Luksemburg, aty ku u vendos me ish-partnerin e saj, pasi ai punonte në një bankë atje, ndërkohë që me origjinë është nga Franca.

Mësojmë se çifti nuk kishte bërë celebrim, kështu që edhe procedurat zyrtare të ndarjes, me siguri do të jenë më të lehta. Momentalisht Hueyda bën jetën mes Luksemburgut e Shqipërisë dhe vijon me pasionin e saj, që janë udhëtimet. Të shohim nëse do të angazhohet në ndonjë projekt televiziv në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shfrytëzim prostitucioni e falsifikim dokumentesh, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet...
Read More