Si nisi përplasja në Elbasan? Fisi Çapja u shkruan mediave

Ngjarja e fundit në Elbasan ka bërë që mediat të mbushen me lajme për një histori hasmërie mes dy fiseve, që ka shkaktuar shumë viktima.

Por një nga familjet e përfolura për këto histori, familja Çapja, u ka bërë thirrje mediave që të tregohen të përgjegjshme.

Ardian dhe Ermira Çapja u kanë kërkuar mediave që të mos spekulohet me të vërtetën dhe të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj të mediave. Në emër të familjes Ardian e Ermira Çapja, dhe të ligjit: Ju kërkojmë të mos spekuloni me të vërtetën dhe lajmin.

Në të kaluarën familja jonë ka vuajtur shtrembërime të së vërtetës. Ka ardhur koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës,” thuhet në mesazh.

Një ditë më parë, gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Ekspozuarit” në News24, rindërtoi skemën e “masakrës së Elbasanit” të vitit të kaluar.

“Më 3 shkurt të vitit të kaluar, ndodhi ajo që tani identifikohet si “masakra e Elbasanit”, pasi një grup shkojnë të vrasin me një goditje të vetme 14 pjesëtarë të fisit Çapja, dhe kjo ngjarje është pa autor. Në atë ngjarje u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë. Çapjet për herë të parë u goditën në një goditje të vetme. Personi që ka më autoritet të fisi Çapja, mbeti i plagosur”, tha Hoxha.

“Katër muaj më pas, personit që u plagos, iu bë një atentat, por ai shpëton. Çapjat u goditën sërish. Dy ditë më pas, skuadra e operacioneve speciale goditet me armë automatike; goditet nga fisi Çapja, pasi ata ishin të veshur civilë. Çapjat deklaruan nuk i njohëm që ishin policë, por mendonim se ishin hasmët”, shpjegoi gazetari i njohur.

“Fakti që ata nuk reaguan, u krijua ideja për krijimin e një grupi tjetër, dhe ky grup thuhej që kishte mbështetje politike, kishte mundur të korruptonte pjesëtarë të policisë, prokurorisë, etj. U krijua ideja që Çapjat po i godiste fisi Memaj, por unë nuk e kam besuar, këtë histori”, theksoi Hoxha.

“Në këto momente, u identifikua një grup personash, në këto kohë policia merr në mbrojtje edhe (kryebashkiakun) Qazim Sejdini, edhe pse ai nuk kishte nevojë për policinë”.

Gazetari Artan Hoxha foli edhe për një vizitë të disa ditëve më parë në Tiranë të kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.

“Zoti Qazimi ka qenë në Tiranë para disa ditësh dhe ka pasur truprojat e tij, por civilë. Një qytetar i ka parë me armë truprojat dhe është lajmëruar, duke lajmëruar policinë. Policia erdhi dhe arrestoi truprojat që janë dhe punonjës policie”, tha Hoxha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Samiti i Triestes: 250 mln euro për energjinë dhe infrastrukturën, por ne nuk kemi asnjë projekt!

Bashkimi Europian do të akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.