Si po rikthehet Berlusconi me premtimin e taksës së sheshtë

Nga Ervis Iljazaj

Silvio Berlusconi është duke u rikthyer bindshëm në protagonist të politikës italiane, duke zhvilluar një fushatë elektorale që “kalë beteje” ka vendosjen e taksës së sheshtë.

Të gjitha sondazhet tregojnë qendrën e djathtë të udhëhequr nga protagonizmi i tij, në avantazh në raport me palët e tjera politike. Nuk është rastësi që Berlusconi është rikthyer kur të gjithë e mendonin në fund të karrierës, pasi si një politikan me një intuitë si askush tjetër, kuptoi momentin politik dhe problemin kryesor që po kalon Italia. Është pikërisht barra e madhe fiskale dhe prezenca e një shteti super të madh, që nuk po lejon rilançimin e ekonomisë italiane. Për këtë “sëmundje”, si komunikator i madh që është, Berlusconi ka gjetur ilaçin që e shpreh nëpërmjet sloganit: “Me taksën e sheshtë do paguajmë të gjithë më pak”. Se sa do t’ia arrijë kjo mbetet për t’u parë, por më së paku deri më tani ka ringjallur shpresën në vendin fqinj se taksa më të ulëta dhe liri më të mëdha ekonomike janë të mundura.

Në një shtet si Italia, ku Kushtetutën e saj e kanë themeluar kato-komunistët e pas Luftës së Dytë Botërore, është fare lehtë të kuptosh që ekziston një shtet social dhe shpenzimet buxhetore për të gjitha këto të drejta që janë të sanksionuara në të janë të mëdha. Mirëpo erdhi momenti që një shtet i tillë nuk mban më, pasi kriza ekonomike që po kalon Italia nuk është në gjendje të mbështesë një shtet të tillë. Në këtë kuptim ka nevojë për ndryshimin e filozofisë së qeverisjes.

Këtë gjë Silvio Berlusconi e ka kuptuar shumë mirë, dhe po përpiqet t’iu paraqesë italianëve një ekonomi tjetër. Një ekonomi që bazohet te një shtet i vogël, taksa të ulëta dhe liri ekonomike, të cilat sipas tij janë e vetmja mënyrë për të rilançuar ekonominë italiane. Në fakt nuk e ka aspak të vështirë, pasi kultura italiane është kryesisht e majtë, e bazuar te solidariteti dhe shteti social, të cilat janë të trashëguara nga demokristianët dhe komunistët, qeverisën Italinë për më shumë se 50 vite.

Shteti social, ndërhyrja e tij në ekonomi si dhe taksat e larta janë kthyer në një problem për shumicën e shteteve europiane. Është një formë shteti që tashmë ka kaluar në krizë. Buxheti i shtetit nuk arrin dot më të realizojë të drejtat sociale, dhe në këtë kuptim është vënë në dyshim nëse mund të funksionojë ende apo jo. Jo më kot, ka një tendencë për të ndryshuar këtë formë shteti duke i dhënë prioritet lirisë ekonomike dhe tregut, duke nxitur sipërmarrjen si e vetmja mënyrë për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, duke lënë jashtë ekonomisë duke transformuar tërësisht mënyrë se si shteti ka funksionuar deri më tani në raport me ekonominë. Nga një shtet i cili ishte pjesëmarrës në ekonomi, në një shteti i cili ka rolin vetëm rolin rregullator të saj.

Prandaj, edhe e djathta italiane me në krye Berlusconin e ka kanë kuptuar këtë tendencë, dhe po ua ofrojnë italianëve si një alternativë e besueshme. Sondazhet tregojnë që ata po u besojnë, kundrejt një të majte cila është në krizë identiteti dhe nuk ofron asgjë të re në planin ekonomik. Kështu që, nuk është aspak habi që mbas zgjedhjeve të Marsit, Silvio Berlusconi dhe ideja e tij për ekonominë të triumfojnë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja

Formula e pagesës së taksave vjetore të automjeteve nuk ndryshon. Megjithatë, në...
Read More