Si po transformohet Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit

Qytetarët që vizitojnë Parkun e Liqenit do të kenë një tjetër alternativë për të kaluar orët e tyre të lira dhe për t’u argëtuar. Bashkia e Tiranës po vijon punën për rikonstruksionin e plotë të arenës së dashur të Teatrit të Hapur dhe gjithë infrastrukturës plotësuese rreth tij.

Amfiteatri është i pajisur edhe me skenën, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, gjithashtu edhe me sallën teknike nga ku projektohet në skenë. I lënë në harresë prej shumë vitesh, Amfiteatri te kodrat e Parkut të Liqenit po merr vëmendjen e bashkisë dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, për ta shndërruar atë në Teatrin e Hapur të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka testuar këto dy vite interesin e publikut me aktivitete ku ka pasur një pjesëmarrje të lartë. Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.

Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Madridi paralajmëron për pasojat ekonomike pas krizës katalonase

Qeveria spanjolle paralajmëroi sërish sot për pasojat ekonomike të krizës në Kataloni,...
Read More