Si sot 107 vite më parë lindi Gonxhe, shqiptarja më e famshme e botës

Si sot 107 vite më parë në një familje shqiptare në Shkup do të lindte fëmija që do të bëhej më vonë shqiptarja më e njohur në botë, e cila do të nderohej edhe me dhjetëra çmime.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e shenjte nga Vatikani.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002:

“Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Nënë Tereza ja kushtoi gjithë jetën e saj kujdesit për fëmijët e pastrehë, të sëmurët dhe gjithë nevojtarëve të botës. Ajo u bë një figurë aq madhështore dhe e respektuar, sa arriti të ndalojë me ndërhyrjen e saj edhe luftën në një moment. Nënë Tereza u mbështet në misionin e saj nga figura të mëdha të politikës dhe të fesë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shkup, prokuroria kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin

Prokuroria e posaçme e Maqedonisë ka bërë të ditur të enjten se...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.