Si ta kuptoni nëse ju kanë bërë magji?

Njëri ndër segmentet më të rëndësishme të magjisë së zezë është edhe magjia e dashurisë.

Magjia e dashurisë

Magjia e dashurisë ka të bëjë me joshjen e ndonjë personi apo largimin e ndonjë tjetri nga partneri i tij aktual. Ajo mund të përmblidhet, p.sh. në këtë parim: “Që pa mua të mos hajë, të mos pijë, të mos jetojë”, kështu “robërohet” shpirti i një personi. Ai njeri detyrohet që të mendojë dhe imagjinojë vetëm për një person të caktuar, për atë që i kanë bërë magji

Simptomat e “lidhjes së zezë”

Menjëherë, diçka e jashtëzakonshme dhe e fuqishme ju tërheq ndaj një personi të caktuar, ndaj të cilit deri vonë keni qenë indiferent. Nuk mund të mendoni për asgjë tjetër, por vetëm për të, e krahas kësaj ndjeni një dëshirë të madhe për seks sapo të mendoni rreth atij, apo asaj. Të gjithë ju thonë se keni ndryshuar dhe që partneri juaj ka shumë të meta dhe të këqija. Ju thjesht nuk i vëreni ato, përkundrazi, mendoni se të tjerët gabojnë apo nuk e vërejnë sa i veçantë është i dashuri juaj. Vazhdimisht ju përcjell një shqetësim. Reagoni duke e tepruar ndaj çdo kritike rreth personit të dashur, për më tepër, ndiheni shumë të lumtur në afërsi të tij/saj, pa marrë parasysh vështirësitë dhe problemet e shumta të cilat ju sjell ai.

Mos t’ju shkojë kurrë mendja që ta joshni dikë me anë të magjisë. Dashuria e vërtetë nuk mund të lindë me dhunë. Magjia do të zhduket shpejt, e viktima do të shndërrohet në një “zombi”, do të jetë e pranishme vetëm fizikisht, e me shpirt do të jetë diku tjetër.

Shenjat e “refuzimit me magji”

Ekziston edhe një mënyrë tjetër e veprimit të magjisë së zezë të dashurisë, e cila është e kundërt me “joshjen”, meqë shërben për “refuzim”, respektivisht për ndarjen e ndonjë çifti. Të dy partnerët nuk mund ta harrojnë njëri-tjetrin, prandaj një kohë të gjatë vajtojnë kohën kur kanë qenë bashkë. Si pasojë e zhgënjimit, personi frikësohet t’iu dorëzohet ndjenjave, prandaj nuk mund të dashurohet në askënd tjetër. Magjia e ndarjes do të reflektohet më pas në të gjitha lidhjet, apo martesat të cilat do t’i lidhë viktima në të ardhmen. Të gjitha lidhjet e tij/saj në të ardhmen do të jenë të shkurtra dhe do të përfundojnë pa fjalë, apo edhe të kundërtën, do të jenë të gjata, por kurrë nuk do të kurorëzohen me martesë.

Me gjasë keni takuar edhe ju femra dhe meshkuj, të cilët pas zhgënjimit, për gjininë e kundërt deklarojnë: “Të gjithë meshkujt janë njësoj”, apo “Të gjitha femrat janë lavire”. Magjia e cila bëhet me qëllim të ndarjes së një çifti mund të ketë simptoma të ndryshme te të dy gjinitë. P.sh., përkundër dëshirës së madhe për seks, burri përnjëherë nuk mund të kryejë marrëdhënie intime, e në rastin më të rëndë, bëhet impotent. Në anën tjetër, gruaja mund të bëhet “e ftohtë”, të ketë frikë nga seksi dhe të gjejë justifikime të shumta për t’i ikur seksit me burrin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kur mamaja e djalit nuk ju pëlqen…

Mund të mos jetë një “çun mami”, por kjo nuk do të...
Read More
CLOSE
CLOSE