Si ta largoni unazën që ju ngel në gisht?

Shumë prej nesh, pavarësisht grua apo burrë, mbajmë unaza në duar.

Zakonisht, shumica e njerëzve, unazën e fejesës, rrallë herë e largojnë nga gishti i dorës.

Por pavarësisht a bëhet fjalë për unazën e fejesës ose ndonjë unazë tjetër, ato lehtësisht mund të ngelin në gishtat tuaj.

Madje ky nuk është një problem i panjohur.

Kjo ndodh zakonisht kur gishtat ënjten për shkak të sasisë më të lartë të kripës në trup, që kemi konsumuar një ditë më parë ose thjesht për shkak të fitimit në peshë me kalimin e kohës.

Edhe nëse keni vendosur një unazë të ngushtë në gisht ose gishti juaj është ënjtur, mos u brengosni!

Ka një zgjidhje për problemin tuaj.

Merrni një fjongo apo një lidhëse këpucësh dhe rrotulloni atë rreth gishtit ku ka ngelur unaza, në një spirale të ngushtë.

Mund të duket e komplikuar, por është me të vërtetë e thjeshtë!

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme që do të tregojë hap pas hapi si të veproni në raste të tilla.

Shkruar Nga
More from Revista User

Reshjet e deborës bllokojnë disa zona në Dibër dhe Kukës

Dibra dhe Kukësi janë dy nga zonat që janë prekur më shumë...
Read More