Si ta merrni veten pas ndarjes

Keni filluar të hani dyfish më shumë se ç’hani zakonisht, tërë ditën e tërë natën e përcillni në rrjete sociale, ia keni fshirë numrin e celularit dhe çdo natë jeni duke konsumuar alkool – këto janë shenjat e zakonshme të një vajze që është ndarë nga një mashkull të cilin e ka dashuruar.

Shumica prej vajzave e kalojnë këtë fazë disa herë, por pavarësisht kësaj, ndarjet mbesin të vështira dhe sasitë e pafundme të alkoolit nuk do t’ju ndihmojnë – ose të paktën ju ndihmojnë për disa momente.
Prandaj, është mirë të dini si ta merrni veten pas një ndarje të tillë, e për këtë, ndiqni këshillat e mëposhtme:

“Larg syve, larg zemrës”

Gjëja e fundit që ju nevojitet të shihni është foto të atij duke dalë çdo natë. Nuk ka gjë më të keqe sesa t’ia lexoni statuset dhe ta vizitoni profilin e tij pa ndërprerë.

Por, duhet të keni parasysh se kjo vetëm i keqëson gjërat, kësisoj shmangni përcjelljen e tij në rrjete sociale, por mos e largoni nga miqtë – herë pas here bombardojeni duke postuar ‘selfie’ përmes së cilave i tregoni se çfarë ka humbur.

Lëreni muzikën të jetë terapia juaj!

Ndoshta keni momente kur e ndieni veten mirë, por e dëgjoni një këngë pikëlluese dhe lotët fillojnë t’ju rrjedhin nga sytë. Kursejeni veten nga kujtimet e vjetra dhe mbusheni celularin me këngë të mahnitshme, ritmike dhe të cilat jua rrisin nivelet e energjisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lamtumirë solar, ja ilaçi që “imiton” dritën e diellit

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një medikament të ri, i cili premton...
Read More