Si ta motivoni veten të ushtroni në këtë mot të ftohët e të errët

Keni vështirësi ta mbani këtë rutinë të ushtrimeve fizike të cilën e keni menaxhuar për mrekulli gjatë muajve të verës? Nuk jeni të vetmit!

Shkenca tregon se shkuarja në palestër apo vrapimi në ambiente të hapura në mëngjeset e ftohta e të errëta kërkon motivim shumë më të madh sesa në muajin korrik.
Prandaj, më poshtë i keni disa këshilla se si të qëndroni në formë edhe kur temperaturat të bien dhe ditët të shkurtohen:

Blini pajisjet e duhura

“Nuk ka diçka të tillë si moti i keq, por vetëm zgjedhje të këqija të veshjeve”, thotë Zanna Van Dijk, trajnere personale dhe blogerja e fitnesit.

Sipas saj, nëse synoni të ushtroni në ambient të hapur, atëherë duhet të investoni në rroba kualitative fitnesi të cilat janë të enkas për dimër. Fjala është për dorëza, kapuç dhe kostum termal.

Bëjeni një plan të cilit do t’i përmbaheni

Si për shumicën e gjërave, edhe në fitnes nevojitet krijimi i një plani për arritjen e qëllimeve sepse këtë mënyrë do të qëndroni të motivuar.

Në vend set ë pritni për synimet e Vitit të Ri, që vendosni ato synime.

Ushtroni brenda

Moti i ftohtë jashtë nuk do të thotë se s’mund të ushtroni, pavarësisht se s’jeni të anëtarusar në palestër. Ju mund të ushtroni edhe në shtëpi me ushtrime me peshë të trupit.

Rikujtojani vetes pse janë të rëndësishme ushtrimet

Rikujtojani çdo mëngjes vetes se përse dëshironi të ushtroni dhe çfarë trupi synoni të arrini – kësisoj do të qëndroni më të motivuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mat, thyen urdhrin e mbrojtjes, i riu dhunon sërish bashkëshorten

Një 31-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se dhunoi bashkëshorten e...
Read More