Si ta rregulloni një miqësi të thyer: strategjitë e psikologëve për ta rikthyer shoqen e ngushtë

Miqtë janë po aq të rëndësishëm sa familja dhe partneri sa i përket mirëqenies tuaj (në fakt, ndoshta mund të jenë edhe më të rëndësishëm).

Që do të thotë se ju mund të lëndoheni kur shoqja juaj papritmas fillon të jetë shumë e zënë për të pirë kafe, nuk iu përgjigjet mesazheve tuaja, e as nuk ju bën ‘Like’ fotot në Facebook.
Sipas psikologes Dr. Andria Bonior, kjo heshtje mund të jetë indikator se miqësia po prishet dhe ajo mund ta ketë gjetur një shoqe të re, ose ndoshta më shumë po i kushton kohë dhe vëmendje partnerit të saj.

Por, para se të filloni të krijoni panik se po e humbni miken e ngushtë, Bonior këshillon që fillimisht ta vlerësoni veten në atë miqësi – ndoshta shoqja është duke u larguar sepse është duke ju dhënë shumë, e nuk po merr asgjë nga ju.

Ajo thotë se një diskutim i frytshëm është mënyra më e mirë për të shikuar se çfarë po ndodh – por le të jetë një diskutim, e jo një fjalosje.

Strategjia më e mirë është të takoheni me të në një kafe dhe të mos i akuzoni për sjellje të keqe, por të përqendroheni në emocionet tuaja dhe në zgjidhjet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump paraqet planin buxhetor, me zvogëlime fondesh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paraqiti një plan buxhetor, që...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.