Si të mposhtim lodhjen pranverore

 

E kush nuk përfshihet nga plogështia e pranverës, ditët e para as me diell e as me shi, lodhja që në orët e para të mëngjesit dhe vështirësia në përqendrim, nga dhimbja e kokës tek një irritim i përgjithshëm.

Janë gjendje e përbashkët, që prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Quhet ndryshe dhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike.

Nga kjo vuajnë më shumë femrat e moshave nga 35 në 54 vjeç.Por çfarë mund të bëhet për të luftuar këto sëmundje, të cilat, edhe pse në vetvete një sëmundje e mirëfilltë , mund të krijojnë një shqetësim të caktuar? Strategjitë janë kryesisht dy: të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në ajër të pastër pra në natyrë dhe të ushqehen mirë dhe në mënyrë të balancuar.

Shkaku i “sëmundjes së pranverës” qëndron në paqëndrueshmërinë e klimës tipike të ndryshimit të sezonit. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, rritja e papritur e temperaturës, sasia më e madhe e dritës që sjellë nga koha e verës, janë të gjitha dukuri që ndikojnë në ritmet tona të qarkullimit dhe kontribuojnë në frenimin e orës sonë të brendshme. Prandaj, tendenca është të kemi pagjumësi, nervozizëm dhe mungesë përqëndrimi . Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, si hap i parë, të siguroheni që të jeni të qetë.

Kjo varet nga një organizim i mirë : në ditët ose në kohën kur ndihemi më energjik duhet të organizoheni duke lënë mënjan angazhimet e ditës për të bërë një shëtitje në natyrë është aleati ynë më i mirë kundër “sëmundjes së pranverës”. Aktiviteti fizik na siguron endorfinën falas dhe serotoninë, si aleat për gjendjen shpirtërore e cila lufton stresin dhe na jep atë lodhje të shëndetshme që predispozon në një gjumë të mirë të natës. E vetmja masë paraprake për t’u zbatuar është zgjedhja e kohës së duhur për trajnimin tonë, duke shmangur orët e mbrëmjes. Një ecje e përditshme prej gjysmë ore është e mjaftueshme për të përfituar shumë, rregulli i vetëm është të ecim me gjallëri dhe pa u ndalur.

Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të saktë. Hapi i parë është hapja e ditës me një mëngjes të mirë, të bërë me qumësht ose kos dhe drithëra. Pranvera është gjithashtu koha ideale për të pastruar trupin pas dimrit “letargji”, duke ndjekur për disa ditë një regjim detoksifikimi dhe duke rikthyer hidratimit që na nevojitet për ditët e nxehta. Ideale është pirja e dy litrave ujë në ditë, duke i shtuar një fetë limoni ose konsumimi i çajit të gjelbër ose çajrave bimor që ndihmojnë në pastrimin e organizmit nga toksinat.

Ushqimet e pasura me Omega 3, si peshk i kuq dhe magnezi (drithërat , bishtajoret, fruta të thata dhe soja) janë gjithashtu të dobishme.Ndihma mund të vijë edhe nga mjekësia natyrore, duke shfrytëzuar virtytet terapeutike të tyre që ndihmojnë trupin tonë të mësohet me kushtet e jashtme. Një nga këto çaji me xhinxher, i cili ka veti stimuluese të ngjashme me ato të kafesë (por kini kujdes: nuk është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga pagjumësia).

Së fundi, gjejmë kohën për t’u kushtuar pak vetes tonë dhe aktiviteteve që na japin kënaqësi dhe sjellin humor të mirë. Le të gjejmë një moment në ditë, ose të paktën në javë, për një pushim të mirëqenies, një masazh ose një trajtim .Në fund të fundit, pranvera është një sezon i rilindjes dhe ringjalljes së jetës dhe ne duhet ta gëzojmë atë sa më shumë që të jetë e mundur.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mbretëresha Elizabeth II adhururese e modës

  Shfaqja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, në rreshtin...
Read More
CLOSE
CLOSE