Si të përshpejtoni shërimin e shenjave të kafshimit apo puthjeve/ 6 truke

Puthjet pasionante shpesh përfundojnë në shenja të cilat nuk zhduken për më shumë se një jave duke kaluar nëpër të gjitha ngjyrat e ylberit. Askush nuk do të donte të shfaqej në publik me njolla ngjyrë vjollcë apo të kuqe në qafë, ndaj mësoni gjashtë truket e mëposhtme si të përshpejtoni shenjat nga puthjet, të thithurat apo të kafshuarat.

1. Përdorni një lugë të ftohtë për të ulur ënjtjen.
Vendosni një lugë në frigorifer për tetë deri në 10 minuta dhe më pas vendoseni në vendim e mavijosur.

2. Aplikoni aloe vera për të përshpejtuar procesin e shërimit.
Aloe vera është një hidratues natyral i njohur për enzimat e tij rigjeneruese. Për të minimizuar pamjen e shenjës aplikoni krem bimor ose xhel Aloe Vera dy herë në ditë për të paktën 10 minuta.

3. Përdorni lëkurën e bananes për të hidratuar sipërfaqen e lëkurës.
Ky truk mund të tingëllojë qesharak, por në të vërtetë funksionon. Vendoseni lëkurën e bananes për 10 deri në 30 minuta në zonën e prekur dhe përsëriteni këtë dy ose tri herë në ditë.

4. Aplikoni një kompresë të ngrohtë për të ndihmuar qarkullimin e gjakut
Nëse ende keni një shenjë pas tre ose katër ditësh, duhet të përshpejtoni qarkullimin e gjakut të ri në këtë zonë , përmes kompresave të ngrohta.

5. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë K (brokoli, spinaqi dhe oriz ngjyrë kafe, ndihmon trupin të absorbojë mpiksjet e gjakut)

6. Përdorni një furçë dhëmbësh për të stimuluar qarkullimin e gjakut.
Thjesht fërkoni lëkurën me një furçë për pesë deri në 10 minuta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 26 shtator 2017

Dashi Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për...
Read More