Si te Shekspiri: Kush ishte Xhuljeta që u vra në Tiranë. Momentet e fundit para krimit

Një tragjedi si ajo e Shekspirit.

Por ndryshe nga Zhuljeta që i dha fund jetës vetë për të mbrojtur dashurinë e saj, Xhuljeta nga Mati u vra nga dora e ish-të dashurit.

Një krim pasioni që i mori jetën një 19-vjeçareje, ndërkohë që është në fije të jetës një tjetër i ri. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe, me origjinë nga Mati është qëlluar nga ish-i dashuri i saj Xhaferr Mata pak metra larg kishës së Don Boskos në kryeqytet.

“BalkanWeb” raporton se 31-vjeçari i është afruar vajzës teksa ecte në zonën e “Don Boskos”, mes tyre ka pasur një debat të shkurtër dhe më pas ka qëlluar me pistoletë.

Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten.

Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Detajet: Një diplomë e “Kristalit’ për 2500 euro, shiteshin edhe pas mbylljes së unievrsitetit

Të tjera detaje zbulohen për arrestimin e ish-pronarit të Universitetit “Kristal” Ahmet...
Read More