Si të shndërroni një këmishë të vjetër burrash në një bluzo me shpatulla jashtë

Kjo verë mund të quhet pa frikë si vera e shpatullave jashtë. Me siguri edhe ju keni në garderobën tuaj një këmishë të tillë, ku kryesisht dominojnë motivet e vijave të cilat ju sjellin ndërmend këmishat klasike të mëshkujve. Por, nëse nuk e keni akoma nuk keni nevojë të blini një të re pasi mund të shfrytëzoni fare mirë këmishën që babai, vëllai, partneri juaj ose dhe ndonjë mik i afërt nuk përdor më. Do të dukeni cool, nuk do të harxhoni para dhe ç’është më e rëndësishmja do t’i gëzoheni kënaqësisë së bëri diçka vetë.

Merrni fillimisht një këmishë të vjetër meshkujsh dhe vendoseni mbi një sipërfaqe të drejtë. Me ndihmën e një vizoreje , vizatoni me shkumës një vijë të drejtë në pjesën ballore të këmishës disa centimetra poshtë jakës.

Nëse nuk keni shkumës mund të shënonin vijën me gjilpëra. Priteni me kujdes duke ruajtur gjithmonë vijën e drejtë dhe ktheni këmishën nga pas. Në këtë moment do të bëni dy kthesa të copë, aq sa ju duhet që të fusni brenda llastikun e shpatullave. Për të ruajtu drejtimin duhet ta fiksoni sërish copën me gjilpëra dhe ta hekurosni. Në këtë moment duhet të nisni qepjen me makinë qepëse ose dhe me dorë nëse nuk keni një të tillë në shtëpi.

Pasi të ketë mbaruar qepja, merrni një gjilpërë kapëse (paramandë) dhe fusni llastikun nga brenda. Bluza juaj është gati për t’u veshur, nuk ju ngelet veçse ta kombinoni me aksesorët e tjerë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Shkruar Nga
More from Revista User

Momenti kur Princi pa Princeshën nuse…

Ishte vërtet një çast emocionues ai kur Princ Leka e pa për...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.