Si të vishni pantallona fluide

Pantallonat fluide, ato të gjerat me copa të derdhura të dhurojnë gjithnjë një stil elegant dhe unik, duke të nxjerrë në pah këmbët.

pantallona 3

Picture 3 of 3

Edhe pse ngjan paksa si një stil paksa retro, nëse zgjidhni të duhurat, besojeni do të dukeni vërtet bukur. Përveçse ofrojnë një pamje të freskët, ato mund përshtaten lehtësisht për çdo moment të ditës, nga zyra deri tek daljet me shoqet darkave, apo kur doni të dilni me familjen gjatë fundjavës.

Në zyrë

Pantallonat fluide edhe pse duken larg stilit të zyrës, nëse dimë t’i kombinojnë janë një kryevepër. Provojini me një këmishë të bardhë me jakë të madhe, pantallona me kuadrate, këpucë me pak takë dekoruar me perla, vathët gjithashtu me perla, e në fund një çante me tonalitetet e tokës, për të pasur një pamje magjepsëse.

Mbrëmje

Mos hiqni dorë nga e zeza nëse doni të dilni mbrëmjeve me pantallonat fluide, të cilat me çdo kusht duhet të jenë të zeza. Kombinojini me një trupore të zezë, çantë të madhe prej lëkure, një palë vathë me rrathë super të mëdhenjt, e në fund, qershia mbi tortë një palë këpucë ose gjysmëçizme ngjyrë argjendi.

Fundjava

Një stil lozonjar për fundjavë, nuk mund të kombinohet më mirë sesa me pantallona fluide me printime lulesh të vogla, një xhaketë xhinsi të shkurtër, një t-shirt të bardhë, vathë ngjyrë argjendi, çantë e zezë dhe atlete Nike, për një pamje e cila kalon përtej sportives nga dallgëzimi i hapave tuaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mediat e huaja shkruajnë për Dafina Zeqirin

Me publikimin e këngës së parë për tregun ndërkombëtar “Four Seasons”, Dafina...
Read More