Si u arrestua drejtori i Hipotekës, në pranga edhe një punonjëse



Policia e Shkodrës pas një urdhri të prokurorisë ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive.
Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj. Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë.

Gjykata e Shkodrës i la në “arrest me burg” ish-juristin Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, ndërsa dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ndoc Taraj. Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Për sa kohë që do jetë Rama kryeministër, asnjë grup s’do guxonte të shfaqej”

    Analisti Mustafa Nano jep disa motive të “largim-shkarkimit” të Xhafajt,...
Read More