Si u arrestua Stresi, në pranga në dhomën e hotelit me…

Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është arrestuar nga efektivë të policisë të Tiranës për armbajte pa leje.

Burime nga policia thanë se reperi është ndaluar teksa ishte në një hotel. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj, është gjetur edhe një pistoletë, shtuan të njëjtat burime. Kjo ka bërë që “Stresi” të vihej në pranga dhe ndaj tij të ngrihet akuza e armëmbajtjes pa leje.

Pas ndalimit në hotel, është transportuar në komisariatin numër 4 në Tiranë, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ndalohet nga efektivët e policisë për armëmbajtje pa leje. Në vitin 2012, ai u arrestua gjatë kohës, që po dilte nga një lokal nate, pasi me vete kishte një pistoletë pa leje.

Ndërsa disa muaj më parë, ai u shoqërua pasi ndodhej në një lokal në kryeqytet ku policia gjeti kokainë.

Lidhur me arrestimin e Stresit, Policia njofton: Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga antarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kjapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal .

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .

Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283 i Kodit Penal.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç e njohin të gjithë me emrin Stresi, është arrestuar mbrëmjen e djeshme gjatë një operacioni të organizuar nga TaskForca qendrore e Policisë së Shtetit, në kuadër të “Forcës së Ligjit”.

Burime nga Policia thanë për gazetën Panorama se këngëtari 31-vjeçar u arrestua në ambientet e një hoteli në zonën e Linzës në Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën ku ai po qëndronte, Policia gjeti një armë zjarri, pistoletë “Pjetro Beretta”, me 12 fishekë, që dyshohet të jetë pa lejen e autoriteteve, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike të llojit kokainë.

Menjëherë u ekzekutua masa e sigurisë “arrest me burg”, që ishte dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, paraditen e djeshme. Stresi u shoqërua për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen, filloi procedim penal në gjendje të lirë, për shtetasen me iniciale P.Ç., 20 vjeçe, e akuzuar për moskallëzim krimi.

Prej dy ditësh, Policia e Shtetit ka nisur një plan masash me kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet në Tiranë po kryhen nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të komisariateve. Ndërsa në rastin e arrestimit të këngëtarit Stresi, burimet thanë se nuk ka qenë thjesht një kontroll rutinë, por ndërhyrja është bërë pas informacioneve që po verifikoheshin prej disa ditësh.

Në operacion mësohet të kenë marrë pjesë Forcat Operacionale dhe ato FNSH. Arrestimi i Stresit vjen një ditë pasi babai i tij Sali Lushaj depozitoi një kërkesëpadi për shkaktim dëmi në Gjykatën e Tiranës kundër deputetit socialist Taulant Balla. Nga ana tjetër vetë këngëtari kishte qëndruar për herë të fundit në dhomat e paraburgimit në muajin prill të këtij viti, kur Policia tha se e kishte kapur duke konsumuar kokainë në ambientet e një lokali, por kjo nuk u provua në Gjykatë, gjë që solli lirimin e tij.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

May dështon të bindë BE për rinegocim të Brexit

  Bashkimi Europian ngriti një mur përballë kërkesave të kryeministres britanike Theresa...
Read More