Si u la i lirë i dyshuari si porositës i vrasjes së komisar Artan Cukut

Dy akte ekspertimi të gjurmëve të gishtave, të cilët në dhjetorin e 2012 nxorën konkluzione të ndryshme, u bënë shkak për lirimin nga burgu të Bledar Jambellit, personit të shpallur në kërkim si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cuku.

 

 

Jambelli ishte hetuar për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2006, kur rreth orës 15:00 në lagjen “11 janari” Vlorë mbetën të vrarë Shpëtim Muka dhe Ervis Shehaj.

Dosja e kësaj ngjarje u pezullua nga prokuroria e Vlorës, por rihapja e saj u kërkua nga policia në vitin 2012. Sipas vendimit të gjykatës, më 6 dhjetor të po atij viti, policia ndaloi në Rinas me iniciativë Bledar Jambellin, i njohur si Rikard Muho, si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj më 4 shtator  2012.

Me këtë rast policia sugjeroi rifillimin e hetimeve të pezulluara për vrasjen e dyfishtë të Mukës dhe Shehajt dhe plagosjen e Edvin Zanajt.

Jambellit iu morën gjurmët e gishtërinjve për tiu krahasuar me ato të gjetura në makinën e përdorur në vrasjen e  Vlorës. Akt-ekspertimi i datës 14 dhjetor 2012, me nr. 11584 theksonte se: Gjurma A është formuar nga gishti i dorës së unazës dhe i vogël të dorës së djathtë të Bledar Jambellit.

Por i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me të.

Akti i ekspertimit është përsëritur në datën 30 dhjetor 2012 për gjurmët tjera të gjetura në makinë, dhe konkluzioni me numër nr. 12117, shprehet se: Gjurma papilare e shënuar me shkronjen B, e fiksuar në vendin e ngjarjes, nuk është formuar nga duart e Bledar Jambellit.

Në vendimin e pafajësisë për Bledar Jambellin, Gjykata e Apelit Vlorë shprehet se ekspertimi i gjurmës së gjetur në vendngjarje, e cila përkoi me shenjën e gishtit të Bledar Jambellit, nuk ka vlerë pasi vendi i gjetjes dhe marrjes së gjurmës A nuk është shoqëruar me fotografi.

Me këtë argument Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e prokurorisë për pafajësinë e Bledar Jambellit.  

Ora News

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vetëvritet gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, hidhet nga pallati

    Hidhet nga pallati bashkeshortja e gjyqtarit te Krimeve të Rënda,...
Read More