Si u maskarua i riu në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i lokalit

Zbardhen detaje nga përleshja e ndodhur ne Tiranë, ku një 31-vjeçar është rrahur brutalisht pasditen e së shtunës në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i një lokali.

I dëmtuari ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës dhe mjekët thonë se gjendja e tij është mjaft e rëndë e në rrezik për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së shtunës, në lokalin në pronësi të shtetasit Edjano Merkaj, 22 vjeç, që ndodhet në rrugën “Prokop Mima”, pranë “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet.

Policia ka arrestuar dy autorët e ngjarjes, pronarin Edjano Merkaj dhe kamerierin e lokalit, 21- vjeçarin Igli Përtafi. I plagosuri, Elvis Meta, 31 vjeç, është gjetur pa ndjenja dhe me shenja të dukshme dhune nga Policia, që e ka transportuar më pas në spital. Ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur për një celular të vjedhur aty, një ditë para ngjarjes.

Duke dyshuar se Elvis Meta ishte hajduti i celularit, ata e kanë rrahur për disa minuta me grushte e shkelma, duke i shkaktuar gjendje kome. Policia dyshoi se 31-vjeçari ishte goditur me sende të forta, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë së lokalit, u konstatua se të dy autorët e kanë rrahur, duke e shtrirë në tokë e më pas duke e goditur me shqelma. Sipas mjekëve, ai ka humbur ndjenja nga një goditje në pjesën e fytit dhe të kokës, që i ka shkaktuar komën.

NGJARJA

Sipas deklarimeve të dy të arrestuarve, ngjarja ka ndodhur për shkak të vjedhjes së një telefoni në lokalin në pronësi të Edjano Merkajt. Celulari i vjedhur ishte i kamerierit Igli Përtafi, i cili ka telefonuar në numrin e tij dhe ka rezultuar që celulari ishte ndezur ende. Personit që i është përgjigjur, Përtafi i ka kërkuar që të shkonte të nesërmen (ditën e ngjarjes) dhe t’i kthente telefonin.

Të shtunën, rreth orës 14:00, është afruar në lokal personi që ishte përgjigjur në telefon, Elvis Meta, për të cilin dyshohet se ishte autori i vjedhjes dhe në debat e sipër ai e ka shtyrë kamerierin.

I ka thënë se nuk kishte vjedhur asnjë telefon dhe në lokal ka shkuar vetëm për ta sqaruar, meqenëse e kishte telefonuar. Në shtyrje e sipër kamerieri e ka neutralizuar 31-vjeçarin Meta dhe ka pritur që të afrohet Policia, që e kishte lajmëruar më parë për vjedhjen e celularit.

Njëkohësisht në lokal është afruar edhe pronari, Edjano Merkaj dhe të dy e kanë goditur autorin e dyshuar të vjedhjes me grushte e shkelma. Ushtrimi i forcës së tejkaluar ka sjellë dëmtime të forta për jetën, pasi i kanë rënë me shqelma në qafë dhe në kokë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 6 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni sot...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.