Si u prish miqësia e Konjarit me Kasmin për trafiqet, avokati: Nuk e di ku është Domarti

 
 

Ka nisur sot seanca e parë në mungesë për Domart Konjarin, i cili është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Devi Kasmit mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Avokati Konjarit, Vladimir Meçi, i pyetur nga gazetarët në lidhje më vendndodhjen e klientit të tij  shprehur se nuk ka dijeni.

“Në dijeninë time, Kopnjari nuk ëshët në Shqipëri”, është shprehur ai. Mësohet se në seancën e parë ndaj Konjarit është paraqitur lista me 29 dëshmitarë. Konjari është i shpallur në kërkim prej afro dy vitesh në Shqipëri. Ndaj tij është një proces i hapur hetimi për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa tani ndaj tij ka nisur dhe një hetim i dytë për vrasje.

Pak orë pasi policia zyrtarizoi të dyshuarin e parë për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi, Domart Konjarin, mësohet se ata të dy kanë qënë miq dikur, madje dyshohet se drejtonin bashkë në Spanjë një grup të trafikut të drogës, një nga furnizuesit e Europës me kokainë.

Si viktima ashtu edhe i dyshuari për vrasjen janë hetuar në 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas informacioneve të marra nga Spanja se drejtonin atje grupin e trafikut të drogës.

Ndërsa grupi i Kasmit dyshohet se e kishte shtrirë aktivitetin e tij në Spanjë, ai i Konjarit vepronte më shumë në Francë, e bashkë kontrollonin shpërndarjen e kokainës, por rreth vitit 2011-të mes tyre nisën krisjet e para për ndarje territoresh që përfunduan me një konflikt të fortë.

Konjari fajësonte grupin e Kasmit për vrasjen e mikut të tij Franc Konomit në vitin 2010. Për të marrë hak, grupi i Domart Konjarit gjeti vendndodhjen në Spanjë ku po qëndronte Dëfrim Kasmi. Vetë Konjari së bashku me një shokun e tij tentuan ta vrasnin. Dy palët u përleshën me njëri-tjetrin dhe Dëfrim Kasmi mundi t’i merrte pistoletën Konjarit. Që prej ateherë, ka pasur vazhdimisht hasmëri mes Domart Konjarit dhe Devi Kasmit.

E pikërisht këto dyshime ishin ato që nxorën emrin e Konjarit si një nga të dyshuarit që mund të ketë përfituar mbrëmë për të marrë hak.

Nga hetimet e nisura në Shqipëri nuk u arritën të gjendeshin provat që e lidhnin Kasmin me trafikun e drogës në Spanjë, ndonëse dy njërëz të grupit të tij u gjykuan.

Nga ana tjetër Konjari ishte shpallur në kërkim nga Franca dhe u arrestua më 4 nëntor të vitit 2015 në pikën kufitare të Kapshticës me dokumente false si Arben Lazri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia franceze si pjesëtar i një grupi kriminal të organizuar, që bënte trafikimin në sasi të mëdha të kokainës në Europë. Konjari u kap teksa po tentonte të kalonte për në Greqi me dokumente false.

Gjykata për Krimet e Rënda më 17 janar 2018 rihapi procesin gjyqësor ndaj Domart Konjarit, i njohur si miku i Franc Konomit. Konjari akuzohet për disa vepra të rënda penale të kryera në France, mes të cilave “trafik i narkotikëve”, “organizatë kriminale” dhe “pastrim parash”.

Gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për transferim të procedimit penal në Francë. Ai u arratis pak pasi Apeli për Krimet e Rënda zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”.

Prej dhjetorit 2016 ndaj tij është në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për llogari të hetimeve të nisura nga prokuroria shqiptare pas kërkesës së autoriteteve franceze dhe një hetim tjetër që fillimisht ka nisur në Korçë.

Sipas prokurorisë Konjari është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Europë e kryesisht në Francë. Konjari dyshohet se drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në disa shtete të Europës Qendrore pasi mendohet se ka lidhje direkte me burimin në Amerikën e Jugut.

 
 
 
SHPËRNDAJE 

 
Facebook

 

 
Twitter

 

 

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Pritet në Norvegji/ E qeshura e hidhur e Aliçkës me “ndërkombëtarët”

  Me titullin “Dosja 12 Tiranë -rrëfenjë me ndërkombëtarë”, romani i shkrimtarit...
Read More