Si u vra “spiunia ruse” e infiltruar te ISIS



elviraNga Guido Olimpio, Corriere della Sera

Për katër vite me radhë “Sumayah” spiunoi rebelët çeçenë në Provincën e Kaukazit, dhe më pas vijoi te Kalifatit duke vijuar misionin e saj. Elvira Karaeva ishte një agjente e shërbimeve ruse, një grua e cila arriti të infiltohejm në lëvizjen xhihadiste. Shefat e saj bëjnë të ditur se ka shkaktuar vdekjen e shtatë “vëllezërve” dhe të një “motre”, terma me të cilat citohen anëtarët e grupit terrorist.

Helmimi i luftëtarit

Kjo Spy Story u zbulua nga “Istok”, revista online në gjuhë ruse e grupit, dhe më pas u përcoll nga instituti i kërkimeve Memri. Islamistët pohojnë se Elvira arriti të depërtonte në organizatë pa ngjallur shumë dyshime dhe mori informacione të çmuara që më pas ia përcolli krerëve të saj, anëtarëve të aparateve të sigurisë. Një punë metodike. Sipas akuzës vajza ka fotografuar shtëpitë e sigurta, depot e armëve, luftëtarët. Një detyrë e lehtësuare dhe nga fakti që ishte martuar me një luftëtar çeçen, lidhje e cila i mundësoi të lëvizte lirisht në brendësi të grupit. «Sumayah», nga ana tjetër, ka marrë pjesë edhe në helmimin e një muxhahedini. Më pas, ndoshta ngaqë ndoqi të shoqin, u transferua në tokën e Kalifatit. Një rrugëtim i ndjekur edhe nga spiunë të tjerë të shërbimit sekret rus Fsb. Dhe pasi u ngul në Lindjen e Mesme qe një burim i çmuar, duke i dërguar “qendrës” të dhëna të dobishme për aksionin e parandalimit.

I rezistoi marrjes në pyetje

Nga të dhënat që janë bërë të ditura nga kryengritësit Elvira paraqitet si një grua e shkathët dhe e fshehtë, duke iu bërë ballë krerëve të saj që nisën të dyshonin. Ajo u mor disa herë në pyetje, u hetua, mbahej nën mbikëqyrje. Por ajo arriti të jepte informacione që i çorientonin anëtarët e Isis, alibi të cilat arrinin t’i rrëzonin akuzat. Dhe në këtë pikë është befasues shpjegimi që jep revista: ata që e marrin në pyetje tregojnë respekt ndaj saj, nuk përdor mjetet që përdorën ndja qafirëve (jobesimtarëve). Një përshkrim që shkakton habi po të kihen parasysh torturat që janë parë gjatë këtyre viteve, me të burgosurit që janë masakruar në mënyra barbare. Zbulimi i saj si spiune u bë nga një audio e regjistruar që iu dërgua nga një eksponent islamist nga Ingusetia – një personazh i cili ndërkohë kishte dvekur – i cili iu dha “hetuesve” disa prova. Nisin t’i vihen sërish nga prapa, i kërkojnë shpjegime, por “Sumaya” reziston, nuk pranon asnjë përgjegjësi. Do të jetë një hile (që nuk bëhet e ditur) ajoq ë do ta demaskojë duke i mundësuar Isis-it që ta gozhdojë. Epilogu ka qenë i zakonshmi: një gjyq sipas ligjit islamik, dhe më pas ekzekutimi. Ky ka qenë fati edhe i agjentëve të tjerë rusë të zbuluar nga Shteti Islamik, i cili, në të kaluarën, ka shpërndarë video duke treguar prerjen e kokave të tyre dhe madje edhe vendimin e ekzekutuar nga një fëmijë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Different trains ose muzika jote

Dy herë në vit artistë të shkëlqyer, të pasionuar, të famshëm, mjaft...
Read More