Siguria në plazhe, kontrolle në gjithë qarkun e Vlorës

Strukturat e rendit dhe sigurisë në Vlorë kanë ndërmarrë masa në të gjithë qarkun për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhe.

Konkretisht, seksione të ndryshme të policisë kanë kryer kontrolle për parandalimin e përdorimit të mjeteve lundruese pranë pushuesve dhe përdorimin e tyre për trafik narkotikësh.

Blutë e Vlorës kanë bërë kështu ndalimin e dy mjeteve lundruese që qarkullonin në hapësira ujore të palejueshme dhe pa lejen e policisë kufitare.

Edhe në Sarandë kontrolle janë kryer në plazhet e Borshit e Lukovës për zbatimin nga subjektet private të vendimit të Këshillit të Ministrave, për qëndrimin e mjeteve ujore 300 metra larg bregut.

Gjithashtu, kontrolle janë bërë edhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme që mund të kryen nga fluksi i madh i lëvizjeve.

Autoritetet lokale njoftojnë se deri në pasditen e vonë të së shtunës nuk është verifikuar asnjë incident.

Shkruar Nga
More from Revista User

Puff Daddy, më i paguari në botë, në vendin e dytë Beyonce

Puff Daddy, në skenën muzikore prej 20 vitesh është këngëtari që ka...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *