Siguria, policia kontroll në tregjet ku shiten fishekzjarre



Në prag të festave të fundvitit, policia e Tiranës ka rritur parametrat e sigurisë. Sakaq, po ushtrohen kontrolle në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregeëtimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”,

Kontrollet kanë vijuar në subjektet në tregun “Çam” për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet në vijimësi për të bërë të mundur identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Mirush Kabashi sërish magjeps Gjenevasit me porositë e Sokratit

Me 8 shtator në “THEÂTRE DE LA MADELEINE” të Gjenevës, para shumë...
Read More