Sikur të ishte apokalipsi, zjarre nga Greqia deri në Portugali

Zjarret në Kroaci dhe Mali të Zi nuk janë të vetmet që po krijojnë probleme. Ato janë duke u shtrirë nga Portugalia e deri në Greqi, përfshirë edhe Shqipërinë. Disa konsiderojnë se e gjithë kjo ka të bëjë me ndryshimet klimatike.

zjarr 1

Picture 1 of 3

Siç vlerëson Index.hr, është duke u djegur i gjithë Mesdheu, që dëshmon se bëhet fjalë për problem më të gjerë, të cilin ekspertët megjithatë e sjellin në lidhje me ndryshimet klimatike, përkatësisht me valët e të nxehtit që kanë goditur Evropën.

Portugalia Në këtë vend anëtar të BE-së në perëndim të kontinentit ka nisur sezoni i zjarreve të mëdha evropiane këtë vit. Zjarret në Portugali kanë nisur që nga muaji qershor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 60 personave. Shkencëtarët portugezë thonë se asnjëherë nuk kanë parë përhapje kaq të shpejtë të zjarrit.

Spanjë

Edhe në këtë vend evropian lufta me zjarre është duke vazhduar që disa javë. Kah fundi i qershorit një zjarr i madh malor në jug të vendit detyroi evakuimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre, por edhe kampeve turistike. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan shumë aeroplanë, helikopterë dhe dhjetëra automjete të zjarrfikësve.

Pas disa ditë lufte me stuhinë e zjarrit, të cilin e shkaktoi edhe era e fuqishme, zjarri u shua. Por, këtyre ditëve serish ka shpërthyer një zjarr i ri në jugperëndim të rajonit spanjoll Badajoz, i cili ka shkatërruar 500 hektarë mal.

Dyshohet se nxehtësia e madhe me temperatura mbi 40 gradë Celsius, dhe të cilat ndonjëherë kaluan edhe në 50 gradë, janë shkaktarë të këtyre zjarreve.

Francë

Këtyre ditëve në Francë janë shkatërruar 800 hektarë mal si pasojë e zjarrit. Besohet se shkaktar i zjarrit është një cigare e shuar jo mirë.

Zjarri në afërsi të qytetit universitar Aiks Province në jug të Francës është shuar nga 800 zjarrfikës, të cilët kishin në dispozicion 210 automjete për shuarjen e zjarrit.

Një zjarr ka shpërthyer edhe në afërsi të pushimores Nica, por thuhet se zjarri është vendosur nën kontroll, edhe pse nuk është shuar në tërësi.

Itali

Thatësira e madhe që ka goditur Italinë ka shkaktuar një numër të madh zjarresh, si pasojë e valëve të të nxehtit që kanë goditur vendin. Zjarret kanë shpërthyer nga Toskana deri në Sicili. Vetëm në krahinën Kampania janë regjistruar shtatë zjarre, ndërsa në Lacio rreth Romës, janë shënuar 18 zjarre. Në terren janë qindra zjarrfikës dhe pjesëtarë të mbrojtës civile, ndërsa zjarret rreth Romës janë duke i shuar edhe dhjetë helikopterë, transmeton KosovaPress.

Gjendje e vështirë është edhe rreth Napolit, sidomos në hapësirën rreth vullkanit Vezuv, i cili është i rrethuar me tym nga zjarret dhe nga largësia duket se është duke shpërthyer.

Policia dyshon se zjarri është kurdisur dhe dyshohet në mafinë lokale.

Mali i Zi

Index.hr shkruan se dje rreth njëqind turistë janë evakuuar në Bokën r Kotorrit për shkak të zjarrit, i cili po i afrohet vendbanimeve në bregdet dhe kjo për shkak të erërave të fuqishme, tët të nxehtit të madhe dhe thatësirës.

Mali i Zi ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të vendosur zjarret nën kontroll.

Gjendja më e vështirë në Mal të Zi është në komunën e Tivatit, në Lushticë, ku njerëzit duke ikur nga stuhia e zjarrit janë hedhur në ujë.

Shqipëri

Në këtë shtet ditëve të kaluar janë regjistruar mbi 15 zjarre.

Në terren aktualisht janë rreth 300 zjarrfikës dhe ushtarë, të cilët po luftojnë me zjarrin dhe ata po ndihmohen nga helikopterët.

Zjarret aktualisht janë nën kontroll, por edhe më tej ato rrezikojnë malet.

Si shkaktar kryesorë për zjarre, mediat shqiptare përmendin thatësirën dhe të nxehtit e madh. Shuarja e zjarrit në shumë raste vështirësohet nga terreni i papërshtatshëm.

Greqi

Zjarre në Greqi janë regjistruar në ishullin Zakintos, ku janë djegur qindra hektarë mal.

Zjarr ka pasur edhe te Korinti, ndërsa në shuarjen e tij janë lënduar disa zjarrfikës.

Greqia për shkak të të nxehtit rekord ka vendosur të mbyllë disa pika të njohura arkeologjike, në mesin e të cilave edhe Akropolin e Athinës, i cili është i mbyllur nga ora 13 deri 17.

Me zjarre po përballen edhe Kroacia dhe Bosnja. Gjendja më dramatike në Kroaci ishte rreth Splitit, ku janë dëmtuar disa shtëpi, derisa janë lënduar mbi 80 vetë, kryesisht zjarrfikës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dhjetëra gazra të rrezikshme lëshohen nga bateritë e telefonave…

Shkencëtarët kanë lajmëruar se dhjetëra gazra të rrezikshme janë duke u lëshuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *