Sillet zbathur në sallën e gjyqit një protestues: U arrestuam në mes të natës!

Dëshmohet me fakte dhuna policore dhe arrestimet e paligjshme në Kukës të protestuesve në Rrugën e Kombit, në mes të natës.

“Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!” .

Këtë fakt e zbulon deputetja e LSI, Silva Caka, e cila po ndjek gjyqin e protestuesve në Gjykatën e Tiranës.

Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, opozita akuzon se prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës.

Dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se “janë marrë nga krevati me pizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës”.

Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

“Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kanë marrë”, ka thënë Ahmet Tobi.

Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte genjyer duke kryer një veper penale.

I arrestuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.

Vijon seanca për masën e arrestit për 23 personat e arrestuar për Rrugën e Kombit.

Prokuroria ka lexuar kërkesën për 23 persona, ku mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, kreu i PD Lulzim Basha publikoi dëshminë e një prej të arrestuarve.

STATUSI I BASHES
Deshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura!

Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences!

Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. 
Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet.

“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”

Del që të arrestuarit janë marrë natën, me dhunë, zvarrë, zbathur, nuk i kanë lejuar të marrin as sendet me të nevojshme personale, Janë dhunuar, janë goditur, janë mbajtur në kushte skandaloze në qeli ku i kanë futur. Të gjithë janë të papunë, vetëm një deri më tani ka rezultuar shofer furgoni. Njerëz të cilët deklarojnë se kanë ardhur në protestë sipas thirrjes së Këshillit Bashkiak të Kukësit.


Kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi narkotrafikantësh, i cili dhunon dhe burgos qytetarët e tij, opozitën, deputet e Kuvendit, në tentativë për tu mbajtur pas kolltukëve dhe pushtetit që kanë marrë me përdhunë. Por mos të mendojnë se do ta kenë të lehtë. Përballë do të kenë qytetarët”.

“Ora dhe fundi i tyre ka ardhur.  Ata janë të gjithë qytetarë të pafajshëm, po të shikoni qindarka ju kanë gjetur në xhepa të gjithëve, njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe atyre u kërkohet të paguajnë 10 euro për të vajtur dhe ardhur”, tha Spaho.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Christina Aguilera thyen heshtjen, pozon për “Paper”, shfaqet siç nuk e kemi parë ndonjëherë…

  Këngëtarja dhe aktorja e famshme Christina Aguilera gjithmonë na është shfaqur...
Read More