Simboli i bukurisë, Monica Bellucci, akuzohet për fshehje pasurie

 
 

Aktorja e njohur dhe seks simboli italian, Monica Bellucci ka përfunduar në akuzë në Francë për probleme fiskale.

Sipas disa mediave zvicerane, aktorja italiane nuk ka deklaruar dy llogari dhe një siguri pasurie në Zvicër.

Autoritetet zvicerane konstatojnë se Bellucci ka një kompani në Ishujt Virxhin, e cila kujdeset për paratë e saj në Konfederatë.

Thesari francez ka kërkuar një lexim letre në Bernë, e cila është vënë në dispozicion.

53-vjeçarja është tashmë zyrtarisht nën hetim për deklarimin e rremë në zyrën e taksave franceze të një banese në Britani, kur ajo ishte ende e martuar me aktorin Vincent Cassel.

Qëndrimi në Channel, sipas francezëve është fiktiv, sepse aktorja gjatë periudhës së hetimeve, që është midis 2011 dhe 2013, ka jetuar në Paris.

  

Shkruar Nga
More from Redaksia

The Guardian: Vuçiç do ta pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë-Serbi brenda 6 muajsh

  Kur NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999, Aleksandar Vuçiç, ishte ministër...
Read More