Simboli i Londrës Big Ben do të “hesht” për 4 vjet

Për më shumë se 150 vjet, Big Ben nuk ka reshtur kurrë së rëni, në kohë lufte e paqeje.

As bombat naziste nuk mundën ta heshtnin simbolin e britanikëve. Por duket se koha ka ardhur që kjo këmbanë e madhe, e cila nuk pushon që prej 1859 -ës, të ndalet për shkak të shëndetit dhe sigurisë.

Big Ben do të ndalë së rëni për shkak të frikës së punonjësit që do të merren me projektin e restaurimit mund të pësojnë dëmtime të dëgjimit. Autoritet thonë se do të ishte e “papranueshme”, që punonjësit të ekspozohen ndaj zhurmës së madhe të këmbanës”.

Ata thonë se u detyrohen punonjësve që të tregojnë kujdes për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Zilja në veri – lindje të Shtëpisë së Parlamentit në Westminster do të bjerë për herë të fundit pasditen e të martës së ardhshme. Rinovimi i Kullës Elizabeth pritet që të përfundojë në 2021 -in.

Të shumtë janë ata që nuk e kanë pritur mirë vendimin për të heshtur Big Ben, përfshirë politikanë, të cilët shprehen se 4 vjet është një periudhë shumë e gjatë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Letra e dy amerikanëve që sillnin ndihma në Shqipëri

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore gjendja e popullsive ishte tejet e...
Read More