Siri, armëpushimi nën trysni

asad_siri

Armëpushimi sirian i ndërmjetësur nga Ruia e Turqia po vihej më shumë nën presion të hënën teksa rebelët zotoheshin të reagonin ndaj shkeljeve të qeverisë, ndërsa Asad tha se ushtria do të sumojë pë rkapjen e zonave rebele pranë kryeqytetit Damask.

Duke folur për mediat franceze, Asad tha se qeveria ishte e gatshme të negocionte për gjithçka, në bisedimet e paqes në Kazakistan, duke përfshirë dhe vetë pozitën e tij, brenda kuadrit të kushtetutës siriane. Por sinjalizoi se kushtetuta e re duhet të miratohet me referendum dhe se sirianët duhet të zgjedhin presidentin e tyre.

Në luftimet e fundit pranë Damaskut ushtria dhe aleatët e saj po përpiqen të marrin kontrollin e zonave rebele ku përfshihet dhe pika kryesore e furnizimit me ujë e kryeqytetit, e cila është nxjerrë jashtë shërbimi dy javë më parë. Kombet e Bashkuara thonë se tashmë mbi 5 milionë njerëz nuk kanë ujë të rrjedhshëm, pas incidentit që qëllimshëm të sabotazhit, për të cilin dy palët fajësojnë njëra-tjetrën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dua Lipa publikon imazhe nga fotosesionet e fundit

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon angazhimet e pandalshme në...
Read More