Siri: Më shumë se 330 mijë njerëz të vrarë gjatë luftës civile

Më shumë se 330 mijë njerëz janë vrarë gjatë konfliktit gjashtë vjeçar në Siri.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se ka dokumentuar vdekjen e 331,765 njerëzve në të gjithë Sirinë që nga shpërthimi i konfliktit në mes të marsit 2011, me fillimin e protestave anti-qeveritare.

Të përfshirë në numrin e përgjithshëm të vdekjeve janë 99,617 civilë, tha kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman për AFP, duke shtuar shifrat përfshijnë periudhën mes 15 marsit 2011 deri me 15 korrik 2017.

Gjithsej 18,243 fëmijë dhe 11,427 gra ishin në mesin e civilëve të vrarë, tha Observatori.

Në raportin e fundit, Observatori tha se një total prej 116,774 anëtarësh të forcave të regjimit ose mbështetësve të regjimit janë vrarë në Siri që nga fillimi i konfliktit.

Konflikti në Siri shpërtheu gjatë protestave paqësore antiqeveritare në vitin 2011, por që shpejt u shëndrrua në një luftë me një mori pushtetesh vendore dhe rajonale. Konflikti brutal ka shkatërruar disa qytete në Siri. Lufta nuk ka kursyer sa vendet antike, ndërsa miliona njerëz janë detyruar të largohen nga atdheu.

Shkruar Nga
More from Revista User

Klinton: Nuk dua të merrem me Trump, dua të bëhem presidente

  Kandidatja demokrate për presidente Hillary Klinton foli për reporterët në bordin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *